Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Ngrihen” 3 milionë euro të pronarit të Albanian Airlines Empty “Ngrihen” 3 milionë euro të pronarit të Albanian Airlines

Tue 28 Jun 2011 - 0:27
Autoritetet shqiptare kanë ngrirë rreth 3 milionë euro në xhirollogaritë bankare të pronarit të kompanisë kombëtare ajrore, Abanian Airlines në dyshimet për shpëlarje parash dhe lidhje me ish presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak.
Qytetari turk, Ali Evsen dhe disa nga ndihmësit e tij, janë hetuar në bashkëpunim me Turqinë e Spanjën, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjitshme, Plator Nesturi.
Evsen është arrestuar në Spanjë në fillim të këtij muaji, së bashku me miqtë e afërt dhe birin e Mubarakut.
Kompania po vazhdon operimin dhe nuk ka dhënë ndonjë koment. Albanian Airlines, në të cilën, Evsen mban 93 për qind të aksioneve, që nga viti 2009, fluturon në 12 destinacione nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
TE MEPARSHME MBI KETE TEME NE LAJMIFUNDIT.COM – Kredi për mikun e Mubarak, bllokohen 3 milionë euro në bankat shqiptare
TIRANE – Lajmifundit – Prokuroria shqiptare ka bllokuar rreth 3 milionë euro llogari bankare të biznesmenit Ali Evsen, pronar i kompanisë Albanian Airlines e cila vepron prej vitesh në Shqipëri.
Prokuroria e përgjithshme ka njoftuar se filloi hetimet kryesisht pas arrestimit të biznesmenit turk në Spanjë ku akuzohet se ka kryer veprën penale të pastrimit të parave në bashkëpunim me një ish-bashkëpunëtor të ngushtë të ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak.
Pas nisjes së hetimeve prokuroria shqiptare ka verifikuar në banka ku ka gjetur transaksione të shumta dhe të dyshimta të kryera nga Ali Evsen. Për këtë shkak është vendosur ngrirja e llogarive të tij bankare në Shqipëri me qëllim ndalimin e tjetërsimit të tyre.
Arrestohet në Spanjë pronari i kompanisë ajrore Albanian Airlines, shtetasi Ali Evsen, 49 vjeç.
Mediat e huaja raportojnë se shtetasi Eli Evsen, pronar i kompanisë ajrore që operon në Shqipëri, u arrestua bashkë me një biznesmen nga Egjipti nën akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.
Egjiptiani i arrestuar së bashku me biznesmenin që vepron në Shqipëri, është djali i biznesmetit Hysein Salem, një nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak.
Hysein Selam, djali i tij Khaled dhe biznesmeni me veprim ne Shqiperi, Ali Evsen rane ne pranga ne periferi te Madridit te premten. Bashkepunetori i Gadafit dyshohet se ka perdorur shtetasin Ali Evsenper te pastruar rreth 32 milione euro.
Sipas medias spanjolle, shtetasi Hysein Selam, bashkepunetor i ngushte i Hosni Mubarak, pesoi arrest kardiak dhe u dergua ne spital pas arrestimit me akuzen e pastrimit te parave ne bashkepunim me Ali Evsen.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Ngrihen” 3 milionë euro të pronarit të Albanian Airlines Empty Re: “Ngrihen” 3 milionë euro të pronarit të Albanian Airlines

Tue 28 Jun 2011 - 0:29
Pronari i kompanisë Kombëtare Ajërore, turk!

Po mirë mo, Shqipëtarët vetëm për ''emigrantë'' i kemi e jo për gjë tjetër?!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi