Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Arrestimi, pronari i “Albanian Airlines” transferoi 14 milionë dollarë nga Shqipëria në Qipro Empty Arrestimi, pronari i “Albanian Airlines” transferoi 14 milionë dollarë nga Shqipëria në Qipro

Mon 4 Jul 2011 - 16:21
Arrestimi, pronari i “Albanian Airlines” transferoi 14 milionë dollarë nga Shqipëria në Qipro Alievsen

Autoritetet shqiptare duket se kanë zbardhur një pjesë të mirë të veprimtarisë së biznesmenit Ali Evsen, pronar i kompanisë së fluturimeve Albanian Airlines, i arrestuar në Spanjë dy javë më parë nën akuzën pastrim parash. Shtetasi turk Ali Evsen dyshohet se ka bashkëpunuar me biznesmenin egjiptian Husen Salem, të cilit Spanja i bllokoi 32 milionë euro fitime të krijuara nga shitja nën vlerë e gazit natyror egjiptian falë lidhjeve të ngushta miqësore me ish-presidentin Hosni Mubarak.
Sipas mediave në Tiranë, biznesmeni konsiderohet se ka kryer transferta të dyshimta parash nga Shqipëria në drejtim të Qipros, në dy raste, njëherë 9 milionë dollarë dhe me pas edhe 5 milionë dollarë të tjerë. Këto shuma janë vendosur për tri javë në banka në Qipro e më pas janë tërhequr mbrapsht nga Ali Evsen.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dërguar një informacion zyrtar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, në lidhje me veprimtari financiare të dyshimta të shtetasit Ali Diyap Evsen, lindur më 20 Gusht 1962, me kombësi turke dhe shtetësi shqiptare, me adresë banimi Kompleksi Ciklade, Sauk Tiranë. Panorama citon se nga informacioni rezulton se në datën 15 Qershor 2011, nga ana e autoriteteve Spanjolle është arrestuar shtetasi Ali Diyap Evsen dhe disa shtetas të tjerë. Arrestimi i tij është bërë në kuader të një hetimi të ndërmarrë nga këto autoritete, për përfshirjen e tij në veprimtari të ryshfetit, pastrimit të parave dhe të korrupsionit në transaksionet tregetare ndërkombëtare.
Nga informacioni që posedohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se ky shtetas ka raporte të shumta të transaksioneve të ndryshme bankare me vlera të konsiderueshme monetare. Në llogaritë e tij në Bankën Credins në datën 18 Shtator 2009, ky shtetas nga depozituar nga Banka Credit Agricol në Zvicër një shumë prej 1 000 000 (një milion) U.S.D.
Në datën 19 Shtator 2009 ka kryer dy transferta në të njëjtin numër llogarie nga banka Ukios Bank Kaunas Lituani në dy shuma, e para prej 230 955 (dyqind e tridhjete mije e nëntëqind pesëdhjetë e pesë) USD me pershkrimin likujdim fature Nr.19648 datë 17 Gusht 2009 për automobil.
Shuma e dytë prej 238 955 (dyqind e tridhjetë e tetë mijë e nëntëqind pesëdhjetë e e pesë) USD për likujdim fature Nr.12584 datë 11 Gusht 2009 për automobil.
Ky shtetas ka bërë një sërë pagesash të tjera dhe transfertash bankare në Bankën Kombëtare të Greqisë, dhe dërguesit e parave janë shoqëritë Diron Trade Limited, Birmingam, Britani e Madhe. Shtetasi Ali Evsen ka përdorur llogaritë e tij personale për të bërë këto transferta të cilat më pas janë kaluar në llogarinë e shoqërisë “Albania Airlines” sh.p.k.
Ky shtetas ka kryer një sërë transfertash të tjera bankare nga “Notel Assistant” limited në shumën totale, 9 000 000 (nëntë milion) USD, transferta nga Shoqëria Tandum Limited Qipro në shumën 5.000 000 (pesë milion) USD.
Kjo shumë e fundit është futur në depozitë një javore dhe është rinovuar tre here dhe më pas në SËIFTI, është kërkuar rikthimi i kësaj shume veprim i miratuar nga vetë shtetasi Ali Evsen.
Shtetasi Ali Evsen është aksioner i vetëm i shoqërisë “Noor Airvvays” sh.p.k, në llogaritë e të cilës janë transferuar në datën 09 Shkurt 2011 nga Banka International of Azerbaijan dy transferta në shumat 810.000 (tetëqind e dhjetë mijë) EURO dhe 2 430 000 (dymilion e katërqind e tridhjetë mijë) EURO. Këto transferta janë bërë me justifikimin e dizbursimit të një kredie të marrë nga Banka “International of Azerbaijan” në favor të shoqërisë Noor Airëays sh.p.k.
Nga shumat e mberritura prej 2 324 000 (dymilion e treqind e njëzetë e katër mijë) Euro 1 638 000 (njëmilion e gjashtëqind e tridhjetë e tetë mijë) Euro janë tërhequr nga Z. Ali Evsen dhe ekonomistja dhe një shumë prej 971.000 (nëntëqind e shtatëdhjetë e një mijë) Euro janë transferuar në favor të shoqërive të tjera “Elite Medica” sh.p.k, “Albanian Elektronik Company” sh.p.k. “Air Meditaranee” dhe Ali Evsen.
Nga verifikimet e bëra nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit dhe nga Drejtoria e Pergjitshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave, rezulton se shtetasi Ali Evsen është përfaqësues i disa shoqërive si “Albanian Airlains MAK”, “Albanian Endustrial Company”, “Albanian Elctronic Kompany”, :”Elite Medica”, aksioner i shoqërisë “Noor Airëays” ku është aksioner me 100% të kuotave dhe përfaqësues ligjor i saj, “Star Leasing” sh.p.k. ortak i vetëm me 100% të kapitalit me përfaqësues ligjor Ali Asadyllayev.
Për sa më sipër, duke u bazuar edhe në informacionin e ardhuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, dhe Informacionin e Ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, dyshohet se shtetasi Ali Evsen ka kryer transferata të dyshimta në llogaritë e tij, dhe nëpërmjet tyre ai dyshohet se kryen veprimtari për pastrimin e produkteve të veprës penale.
Nga verifikimet e bëra nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, rezulton se shoqëritë e sipërpërmendura dhe vetë shtetasi Ali Evsen ka llogari bankare dhe depozita pranë bankave të nivelit të dytë. Duke qenë se këto shuma parash, dyshohet se burojnë nga transaksione të dyshimta, si dhe duke qenë se dyshohet se poseduesit e këtyre llogarive, kanë mundësi të veprojnë me këto llogari apo depozita për vazhdimin e transaksioneve të tilla, është e nevojshme të merret masa e sigurimit pasuror e sekuestros preventive ndaj tyre.
Konkretisht nga informacioni i mesiperm rezulton se shtetasi Ali Evsen disponon llogari pranë B.K.T në Euro dhe në GBP, pranë Bankës NBG ne EURO, pranë Bankës C…në USD.
Shoqëria Noor Airëays sh.p.k posedon llogari pranë BKT ne Euro dhe Leke pranë bankës B.K.T, dhe pranë N.B.G në U.S.D dhe Euro.
Shoqëria Albania Airlines Mak shp.k ka shoqëri pranë B.K.T në monedhe shqiptare Lekë dhe valutë U.S.D dhe Euro., pranë bankës N.B.G në Lekë, Euro, U.SD., dhe G.B.P. kjo shoqëri posedon llogari pranë Itesa San Paolo Bank në Euro, dhe në C.B.A ne Lekë, Euro, U.S.D dhe G.B.P.
Shoqëria Albanian Electronic Company sh.p.k. posedon llogari ne Euro pranë B.K.T dhe pranë bankës N.B.G në U.S.D. dhe Euro.
Shoqëria Elite Medica sh.p.k, zotëron llogari në B.K.T. në Lekë si dhe pranë N.B.G në lekë dhe Euro.
Shoqëria Firidun Guyushov, zotëron llogari pranë N.B.G në Euro.
Shtetasja Enkelejda Astrit Hajderi zotëron llogari pranë B.K.T në lekë, dhe pranë N.B.G bank në lekë.
Për sa më sipër, duke qenë se krijohet dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi Ali Evsen është i përfshirë, në trasnferta të dyshimta parashë, si dhe duke qenë se ai po hetoet dhe nga autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare për veprën penale të « Pastrimit të Produkteve të veprës penale » është e nevojshme, vendosja e sekuestros preventive në llogaritë e tij bankare si dhe të shoqërive ku ai është ortak, aksioner apo administrator.
Neni 274 i K.Pr.Penale parashikon se « Kur ka rrezik që disponimi i lirë i një sendi që lidhet me veprën penale mund të rëndojë ose të zgjasë pasojat e saj ose të lehtësojë kryerjen e veprave penale të tjera, me kërkesën e prokurorit, gjykata kompetente urdhëron sekuestrimin e tijme vendim të arsyetuar. Sekuestroja mund të vendoset edhe për sendet , produktet e veprës penale dhe cdo lloj pasurie tjeter që lejohet të konfiskohet, sipas nenit 36 të K.Penal ».
Kjo masë sigurimi pasuruar duhet marrë pasi ekzistojnë dyshime se ky person është përfshirë në veprimtari të pastrimit të produkteve të veprës penale, dhe nevojitet me synim ruajtjen e këtyre shumave në gjendjen që janë, duke parandaluar në këtë mënyrë, trasnferimin e tyre dhe tjetërsimin apo fshehjen, duke shmangur në këtë mënyrë shtimin e pasjave të kësaj vepre penale.
Në këto rrethana Gjykata çmon që kjo kërkesë është e bazuar në ligj dhe si e tillë duhet pranuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi