Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Hoxhaj: Idetë e Tadiç të rrezikshme për paqen në Ballkan Empty Hoxhaj: Idetë e Tadiç të rrezikshme për paqen në Ballkan

Tue 28 Jun 2011 - 20:41
“Idetë e Boris Tadicit për ndarjen e Kosovës janë të rrezikshme për paqen dhe sigurinë në Ballkan”. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, i cili po qëndron edhe sot në Bullgari në një vizitë zyrtare. Gjatë një ligjërate para dhjetëra diplomatëve, Hoxhaj ka thënë se ekzistenca e shteteve në Ballkan, varet sot nga perspektiva evropiane e tyre.
Në ditën e dytë të vizitës në Bullgari, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj para dhjetëra diplomatëve të shteteve të ndryshme ka mbajtur një ligjëratë në Institutin Diplomatik të Bullgarisë me temën “Shtetndërtimi dhe perspektiva Evropiane e Kosovës”.
Duke folur për shtet ndërtimin e brendshëm dhe të jashtëm të Republikës së Kosovës, Ministri Hoxhaj ka thënë se pavarësia e Kosovës ka krijuar paqe, stabilitet dhe siguri në Ballkan. Gjatë ligjëratës, Ministri Hoxhaj ka thënë se idetë që vijnë nga Serbia për shkëmbimin e territoreve, për ndarje dhe krijimin e shteteve monoetnike janë ide të rrezikshme dhe mund të prodhojnë vetëm dhunë në Ballkan.
“Të hënën zoti Tadic propozon ndarje të Kosovës, të martën flet për shkëmbim të territoreve, të mërkurën flet për krijimin e shteteve monoetnike në Ballkan, derisa të enjten dhe të premten vjen me deklarata tjera. Ide të tilla janë shumë të rrezikshme dhe mund të prodhojnë dhunë, jostabilitet dhe mund ta kthejnë Ballkanin 20 vjet mbrapa. Kufijtë e Ballkanit janë vendosur, janë stabil dhe çështja e sovranitetit, e territorit janë çështje të mbyllura”, ka thënë Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj ka theksuar se marrëdhëniet e mira mes shteteve të rajonit varen nga perspektiva e qartë Evropiane që duhet të kenë shtetet e Ballkanit. Me këtë rast, Ministri Hoxhaj ka ritheksuar nevojën e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Evropë dhe nevojën e vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian.
“Vetëm dy milionë kosovarë nga 50 milionë qytetarë të Ballkanit, nuk kanë drejtë të lëvizjes pa viza në Evropë. Kosova sot është shtet i izoluar dhe ne nuk dëshirojmë të mbesim një popull i harruar në mes të Evropës. Ne kërkojmë udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave”, ka thënë ai.
Gjatë vizitës në Sofje, Ministri Hoxhaj ka marrë pjesë edhe në një ceremoni simbolike në Ambasadën e Kosovës në Bullgari, ku së bashku me Ambasadoren Ariana Zherka Hoxha, ka bërë dorëzimin e pasaportës së Kosovës, për një student kosovar në Bullgari.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Hoxhaj: Idetë e Tadiç të rrezikshme për paqen në Ballkan Empty Re: Hoxhaj: Idetë e Tadiç të rrezikshme për paqen në Ballkan

Tue 28 Jun 2011 - 20:43
“Të hënën zoti Tadic propozon ndarje të Kosovës, të martën flet për shkëmbim të territoreve, të mërkurën flet për krijimin e shteteve monoetnike në Ballkan, derisa të enjten dhe të premten vjen me deklarata tjera.

___

Të shtunë - të diel, do ja ketë ënda për luftë... Hoxhaj: Idetë e Tadiç të rrezikshme për paqen në Ballkan 770750
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi