Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Hoxhaj: Tadic, nxitës i dhunës  Empty Hoxhaj: Tadic, nxitës i dhunës

Mon 8 Aug 2011 - 16:14
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj akuzon presidentin serb Boris Tadic, për nxitje të dhunës në veri të Kosovës.Duke folur në një intervistë për të përditshmen zvicerane, 'Neue Zürcher Zeitung', cituar nga RTK, ministri Hoxhaj deklaron se Serbia po përkrah strukturat kriminale në veri.”Presidenti i Serbisë Tadic, ministrat e Qeverisë serbe kanë nxitur dhunën në veri. Zhvillimet e fundit dramatike në ditët e shkuara janë organizuar dhe financuar nga Qeveria në Serbi. I dërguari i Serbisë në dialog vjen ilegalisht në Kosovë dhe mban fjalime që të kujtojnë luftërat e viteve 90-të. Serbia ende nuk ka arritur të përpunojë të kaluarën”, ka thënë Hoxhaj.Sipas tij, Prishtina zyrtare do t'i respektojë të drejtat e serbëve, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që Serbia të futet në cështje të brendshme.Rexhepi paralajmëron hetime dhe arrestimeMinistri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi paralajmëruar se në ditët e ardhshme do të ketë hetime dhe arrestime për personat që kanë vendosur barrikada në veri.Në një intervistë për Kosovapress, Rexhepi u shpreh se me arritjen e pajtueshmërisë një ditë më parë, duhet të hiqen të gjitha barrikadat, që të bëhet kontrolli i çdo hyrje dhe automjeti dhe çdo individi për armatim.

“Në ditët e ardhme do të ketë hetime, do të ketë edhe arrestime të kriminelëve, si dhe do të ketë edhe kthime në gjykatën rajonale, pra gradualisht do të vendoset sundimi i rendit dhe ligjit në pjesën veriore që deri vonë ka qenë tabu temë gati e paprekshme”, tha Rexhepi.

Thaci: Endrra e Beogradit për ndarje, u shua

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci deklaron se me arritjen e marrëveshjes një ditë më parë, u arritën edhe tri objektiva të rëndësishme.

Në një intervistë për radion Europa e Lirë, Thaci theksoi se me paktin u realizuan tri qëllime: respektimi i plotë i reciprocitetit, ndalja e plotë e kontrabandës dhe vënia nën kontroll të plotë të territorit të Republikës së Kosovës.

Sipas Thacit, ajo që do të duhej të ndodhte në qershor të vitit 1999, ndodhi në korrik të vitit 2011, ndërkohë premton se në veri do të sundojë rendi dhe ligji dhe se për këtë ka mbështetjen ndërkombëtare. Ai tha se pas 25 korrikut, ëndrra e Serbisë për ndarjen e Kosovës është shuar.

“Tani kemi një rrethanë të re, një situatë të re, një kapitull të ri, i cili nuk do të ketë në asnjë rrethanë kthim mbrapa. Për Kosovën nuk do të ketë rikthim në gjendjen e para 25 korrikut, do të ketë vetëm ecje përpara.Angazhimet tona do të jenë të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar dhe për rregullimin tonë të brendshëm do ta respektojmë vetëm Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe nuk do të dialogojmë apo negociojmë me askënd”, u shpreh Thaci.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi