Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vjedh një Picasso dhe arratiset në këmbë  Empty Vjedh një Picasso dhe arratiset në këmbë

Sat 9 Jul 2011 - 13:55
Vjedh një Picasso dhe arratiset në këmbë  Hajdut-pikaso
Një vjedhje e bujshme për nga thjeshtësia e saj. Edhe pse shumë shpejt autori i saj mund të përfundojë në burg.

Falë telekamerave të vëzhgimit, pronarët e një restoranti të San Francisco kanë publikuar imazhet e burrit që ka vjedhur vizatimin me laps të Pablo Picasso “Tête de femme” të galerisë së artit Weinstein.

Lokali “Lefty O' Doul's” ka shpërndarë disa imazhe ku duket hajduti duke ecur në trotuar me kornizën nën krahë.

Restoranti është pak metra nga galleria e artit ku të martën në mëngjes është vjedhur piktura, që i përket vitit 1965 dhe ka një vlerë prej qindra mijëra dollarësh.

Pasi ka marrë kornizën nga muri, hajduti ka ikur me një taksi që e priste jashtë.

Policia e kishte përshkruar si një burrë, 30 vjeçar, që vishte xhaketë dhe pantallona të zeza, përshkrim që përputhet me pamjet në video.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi