Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Durrës, rikthehen emigrantët  Empty Durrës, rikthehen emigrantët

Sat 16 Jul 2011 - 20:37
Durrës, rikthehen emigrantët  PORTI-PESHKIMIT_tn_17Fluks emigrantesh qe vijne per te pushuar ne vendlindje nepermjet portit te Durresit. Mbi 6500 udhëtare dhe 2000 automjete mbërrijnë në vend gjatë te dieles me 6 tragetet e linjave detare që lidhin portet italiane me portin e Durrësit.
Në orët e para të mëngjesit në terminalin e trageteve janë ankoruar tragetet e para nderkohe qe priten edhe te tjere deri ne oret e vona. Autoritetet portuale kanë marrë të gjithë masat për të përballuar numrin e madh të udhëtarëve, që parashikohet t'i drejtohen Shqipërisë në javët e fundit të këtij muaji.

Këtë sezon policia kufitare ka shtuar sportelet për të shmangur kohën e përpunimit të udhëtarëve në ditët e fluksit, ndërsa doganierët punojnë me kapacitet të plotë në terren. Aktualisht fnksionojne 31 sportele. Numri i udhëtarëve pritet të rritet ndjeshëm që nga dita e diel kur është lajmëruar mbërritja e 8 trageteve vetëm gjatë paradites.

Pushimet verore sjellin shumë prej emigrantëve shqiptarë dhe kosovarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit pranë familjeve. Ndërkohë terminali i ri, që po ndërtohet me një investim të përbashkët prej afro 15.4 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Qeveria shqiptare, nuk ka përfunduar ende.

Ai pritet të përfundojë në prag të sezonit të ardhshëm turistik dhe me përfundimin e tij pritet të sigurohen mjedise komode të qëndrimit të udhëtarëve që lëvizin nga kjo portë e madhe që lidh vendin me pjesën tjetër të Europës përmes transportit detar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi