- VizitorVizitor
Teuta Kurti martohet në shtator
Tue 19 Jul 2011 - 20:03
Këngëtarja e talentuar Teuta Kurti do të jetë artistja e radhës që do të vërë kurorë me të fejuarin e saj, Dardanin. Por, ndryshe nga dasmat VIP – që zakonisht mezi i presim sepse prodhojnë jo vetëm lajme, por edhe foto të papara – Teuta është shprehur se ceremonia e saj martesore do të jetë modeste dhe me pak të ftuar.Nuk është zbuluar ende data e ceremonisë martesore – mbase edhe Teuta me Dardanin nuk e kanë vendosur ende – por e rëndësishme është që çifti i fejuar prej vitesh po vë kurorë, ndaj ne i urojmë veçse trashëgime e jetë të lumtur. Teuta, e cila së fundmi mori pjesë me këngën “Perëndo pa lindur” në “Top Fest 8”, me siguri do të rehatohet, por natyrisht edhe do të frymëzohet për të sjellë muzikë akoma edhe më të bukur në vijim! Gazeta STandard
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi