Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Anulohet testi pranues në Mjekësi, Edukim dhe Ekonomik Empty Anulohet testi pranues në Mjekësi, Edukim dhe Ekonomik

Tue 26 Jul 2011 - 23:57
Pas
raportimit për parregullsitë që ndodhën të martën gjatë testit të
provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës
nga “Zëri”, dhe pas reagimit të Organizatës Studentore KISCOMS,
Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim që të anulohet ky testim.


“Njoftohen të gjitha njësitë akademike dhe studentët që kanë aplikuar
në ato njësi, në të cilat testet e provimit pranues janë plotësuar me
laps të thjeshtë (laps grafit) dhe nuk kanë siguri (folie siguruese),
menaxhmenti i UP-së, pas kontrolleve që ka bërë, ka vërejtur mundësinë e
manipulimeve dhe njëherit ka vendosur që t'i anuloi dhe t'i shpallë të
pavlefshme. Ripërseritja e provimit pranues do të shpallet në ditët në
vijim”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra për informim e
Universitetit të Prishtinës.



Siç mësohet, në Fakultetin e Mjekësisë, ku plotësimi me laps të
thjeshtë të testit është bërë masovisht, testi është anuluar në tërësi.


Ndërkohë, burime zyrtare brenda Rektoratit kanë thënë se testi është
anuluar edhe në Fakultetin e Edukimit, ku janë verifikuar 2-3 raste të
plotësimit të testit me laps të thjeshtë, sikurse edhe në Ekonomik, ku
janë evidentuar 10-15 raste të tilla.


Ky burim nuk hedh poshtë mundësinë që edhe në këto dy fakultete të anulohet testi në tërësi.















Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi