Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Anulohet performanca e Metallica në Indi  Empty Anulohet performanca e Metallica në Indi

Sat 29 Oct 2011 - 16:23
Zyrtarët lokalë të policisë në qytetin e verior Gurgaon në Indi, kanë çuar për ndjekje penale anëtarë të rrjetit DNA, organizatorë të koncertit të legjendarëve Metallica, të cilët kishin parashikuar të mbanin një koncert në këtë qytet.

Kësisoj, koncerti që pritej të mbahej mbrëmjen e 28 tetorit është anuluar dhe u lajmërua që do të mbahej një ditë më pas, kohë kur turma e tërbuar ka shkuar drejt skenës ku do të mbahej koncerti dhe e kanë shkatërruar atë. Asnjë deklaratë zyrtare nuk është dhënë për këtë rast të paprecedentë. Por për çështje sigurie ky koncert nuk mund të lejohej të mbahej.

Nga ana tjetër as organizatorët nuk kanë dalë me një shpjegim për këtë rast, por një zyrtar i policisë lokale ka deklaruar se ata kanë marrë shumë ankesa prandaj edhe është dashur të ndërhyjnë.
“Ne e kemi rregjistruar tanimë këtë çështje penale dhe po hetojmë për të”-ka deklaruar një zëdhënës i polisisë të qytetit verior të Indisë.

Nga ana tjetër zyrtari ka sqaruar se biletat do të rimbursohen sa më shpejtë të jetë e mundshme. Ai ka sqaruar fansat të cilët ishin lënë pa asnjë shpjegim në vendin e koncertit i cili s’kishte ndërmend të fillonte nga organizatëorët, çka shkaktoi edhe tërbimin e tyre.Nga ana tjetër, tërbimi i fansave ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka shkatërruar një pjesë të mirë të paisjeve që ishin në skenë.

Kjo nuk është hera e parë që një incident i tillë ndodh në Indi kur bëhet fjalë për koncerte të këngëtareve apo bandave të famshme. Më heret, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me koncertin e këngëtarit kanadez të muzikës rrok, Bryan Adams i cili ka anuluar koncertin e tij të 15 shkurtit në Delhi, pasi policia nuk i dha leje organizatorëve për të mbajtur këtë koncert.

E tani ishte radha e bandës Metallica e themeluar në vitin 1981 e që po mendon të shenjojë 30-vjetorin e krijimit me evente të rëndësishme më vonë gjatë këtij viti. Metallica publikoi albumin e parë “Kill ‘Em All” në vitin 1983 dhe u shndërruar menjëherë në një bandë popullore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë dhe janë shndërruar në një grup tepër të rëndësishëm në historinë e muzikës botërore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi