Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

I ikë nusja 20 minuta pasi arrijnë në shtëpi  Empty I ikë nusja 20 minuta pasi arrijnë në shtëpi

Thu 28 Jul 2011 - 20:57
Një punëtor bamirësie, i cili shpenzoi 5,000 funte për të sjellë nusen e tij të re xhamaikane në Mbretërinë e Bashkuar u la zemërthyer pasi ajo e braktisi 20 minuta pasi hynë në shtëpinë e tij.

Johnny Gannon shpenzoi shumë para për të rregulluar një vizë për 24-vjeçaren Patrice Chambers në mënyrë që ata të jetonin të lumtur në banesën e tij në Skoci. Por sapo mbërritën në Perth (Skoci) ajo dërgoi burrin e saj, 57-vjeçar, për të blerë një lloj supe të gatshme. Kur ai u kthye ajo mori çantat dhe i tha se po largohej.

Brenda 20 minutash pasi kishin arritur në shtëpinë e tij ajo mori një taksi dhe u largua. Ai zbuloi gjithashtu se ajo kishte lënë një faturë prej 500 funtesh në telefonin e tij celular.
Zemërthyeri Gannon beson se gruaja e tij e re u largua për në Bristol për tu takuar me të dashurin e saj xhamaikan, me të cilin ajo kishte organizuar skemën.

"Unë po mendoja për të kaluar jetën me Patrician por mendoj se ajo e kishte planifikuar këtë para shumë kohësh. Unë njihem me të prej dy vitesh dhe lidhja jonë nuk ishte diçka e realizuar me postë. Ajo më ka përdorur dhe ndihem i turpëruar" tha Gannon.

Gannon e kishte takuar Patrician gjatë një vizite në Xhamaika. Pas dasmës së tyre ai u kthye në Perth për të nxjerrë vizën e saj. Por pasi arriti në Mbretërinë e Bashkuar ajo u largua.

Gannon ka kontaktuar me policinë për incidentin dhe planifikon të revokojë vizën e gruas së tij.

B:gjuhashqipe

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi