Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Nga se lind "ftohtësia" e një vrasësi si Breivik!  Empty Nga se lind "ftohtësia" e një vrasësi si Breivik!

Fri 29 Jul 2011 - 14:53
Çfarë ndodh në trurin e një personi gjatë një shkëmbimi zjarri 90 minutash? Kush e ka marrë vendimin që të kryejë një veprim ekstrem, si në rastin e Anders, psikologët thonë se ata futen në një situatë gjuetie që ua shuan të gjitha emocionet
Nga se lind "ftohtësia" e një vrasësi si Breivik!  Images
Kur Anders mbërriti në Utoya nuk ishte në një situatë inati. Ishte i relaksuar dhe pa ankth. Ai madje i kishte thënë edhe rojës që ruante kampingun një histori shumë të pranueshme e njerëzore dhe mbi të gjitha bindëse. I kishte thënë se e kishin çuar për të kërkuar në lidhje me ndonjë terrorist të mundshëm që mund të ishte fshehur mes të rinjve. Ai kishte veshur uniformë polici dhe madje edhe një jelek antiplumb. Dhe me të kontaktuar të rinjtë e parë të kampingut, nisi që të hapte zjarr pa mëshirë. Ishte një zjarr që ka zgjatur plot 90 minuta dhe gjatë gjithë kohës ai dukej sikur nuk e kishte aspak problem atë që po bënte. Të paktën kështu kanë deklaruar disa nga të mbijetuarit. Për 90 minuta ai ka qëlluar çdo njeri që i ka dalë përpara, madje duke përdorur edhe djallëzinë dhe gjithçka me gjak të ftohtë dhe pa pikë emocioni apo kontraktimi. Ai nuk u trazua, madje edhe kur nisën që të shfaqeshin mbi qiell helikopterët e parë. Edhe në një situatë të tillë vazhdoi të shtënat.
Si është e mundur që një qenie njerëzore të jetë e aftë për një veprim të tillë kaq gjakftohtë për një periudhë kaq të gjatë kohe? Sipas ekspertëve, ai që ata e quajnë agresion i ftohtë është pjesë e biologjisë sonë. Krimineli ndodhet në pozicionin e një gjahtari dhe vepron në mënyrë të përllogaritur qartë, duke mos u lënë vend emocioneve. Për sa i përket Anders, ai e ka kryer më së miri misionin e tij, sipas parametrave, duke qenë madje edhe i lumtur që ia doli mbanë realizimit të planit. Nëse një person ndihet i kërcënuar, atëherë ai person vepron në mënyrë impulsive. Rritet rrahja e zemrës dhe muskulatura tendoset. Pas shpërthimit të inatit, ose të dhunës, kjo situatë merr fund menjëherë. Por nuk bëhet fjalë për agresionin e ftohtë. Kur një kriminel është në gjendjen e “gjahtarit” ai nuk ndien asnjë lloj frike dhe kërcënimi nga asnjë anë dhe në këtë mënyrë ai mendon shumë kthjellët e qartë dhe këtë gjendje të brendshme mund ta mbajë për aq kohë sa do. Kjo gjendje gjahtari gjendet te çdo njeri. Në manifestin e tij prej 1516 faqesh, Breivik shpjegon në disa faqe sesi një person përgatitet mendërisht për një akt të tillë. Është një pjesë e vogël e punës së tij që është e mbushur me një ideologji zhgënjimi. Dhe mbi të gjitha tregon se sa i fiksuar ishte Anders me idenë e sulmit dhe të vrasjes masive. Në materialin e tij ai shpjegon edhe se si një njeri mund të mësojë veten që të mbajë sa më gjatë gjendjen e qetësisë dhe të shmangë tensionin dhe emocionin. Sipas tij, të vendosësh të bëhesh martir është një vendim i vështirë, por kur e arrin atëherë gjërat të lehtësohen vetë, shkruan ai në një faqe të materialit të tij.
Ai tregon më pas se bënte 490 minuta ecje në pyll çdo ditë dhe nëse është për t’u besuar ajo çka ai shkruan, shpesh filozofonte dhe vetë-indoktrinohej, duke kryer një operacion që psikologët e quajnë stimulim mendor. Ai shkruan se e kishte krijuar dhe planifikuar të gjithë operacionin në mendjen e tij dhe e dinte me përpikmëri deri në detaje dhe kishte madje disa skenarë për të. Madje kishte parashikuar edhe të gjitha përgjigjet që duhet t’u jepte gjyqtarëve në gjykatë kur ta kapnin dhe madje edhe intervistat në media. Gjatë trajnimit të tij mendor ai shkruante se dëgjonte muzikë motivuese dhe frymëzuese. Se çfarë ndodh realisht në mendjen e kriminelëve të rrezikshëm dhe të pamëshirshëm është një fakt ende shumë i vështirë që të kuptohet dhe të vlerësohet. Psikologët dhe neurologët kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme përgjigje për pyetjet e shumta. Një vit më parë, disa studiues amerikanë zbuluan një mekanizëm të veçantë në trurin e psikopatëve, atë që ata kanë nevojë për lëvdata dhe vlerësime me çdo kusht. Këta studiues kanë analizuar me mikroskop trurin e disa psikopatëve dhe shohin se në disa vende ka dëmtime të pashpjegueshme dhe është ndërkohë shumë e vështirë që të japësh një diagnozë për ata që kryejnë krime masive. Anders nuk është vetëm vrasësi masiv që planifikoi dhe organizoi krimin e tij. Vrasja e një numri kaq të madh njerëzish kërkon një planifikim shumë të detajuar e të vështirë dhe ai jo vetëm që e planifikoi, por edhe i realizoi planet e tij. Një tjetër tipar i njerëzve të tillë është të menduarit se janë dora e Zotit apo të fuqishëm në atë shkallë sa veprojnë në emër të forcave më të larta. Kjo i bën që të mos ta marrin vdekjen në sy dhe të guxojnë me gjakftohtësi të vënë në jetë planet dhe të jenë deri në fund të bindur dhe të papenduar për atë që kanë bërë.Shqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi