- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Iran, falet nga dënimi me verbim
Mon 1 Aug 2011 - 15:41
Ameneh Bahrami, e reja iraniane e verbuar dhe e djegur në fytyrë me acid, ka falur agresorin e saj dhe ka hequr dorë nga ligji i kompensimit që parashikohet në sharia.
Sipas këtij ligji, agresori duhej të ishte verbuar në këto orë, por gruaja ka kërkuar në minutën e fundit të dëmshpërblehet. Lajmin e bëri të ditur televizioni shtetëror iranian.
Majid Movahedi, i refuzuar nga Ameneh Bahrami për martesë, në vitin 2004 i hodhi të resë acid në fytyrë duke bërë që të humbte shikimin në të dy sytë. Në vitin 2008, Mohavedi u dënua që të verbohej me pika acidi në sy sipas ligjit islamik sharia.
Por, në minutën e fundit Ameneh Bahrami ka ndërruar mendje duke hequr dorë nga një dënim i tillë për agresorin e saj.
Gruaja është shprehur se autoritetet iraniane i kanë bërë presion në mënyrë që të kërkonte mosekzekutimin e dënimit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi