Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Topi nuk firmos "Piramidën"  Empty Topi nuk firmos "Piramidën"

Thu 4 Aug 2011 - 16:41
Të mërkurën ishte afati i fundit për Presidentin e Republikës për të dekretuar, apo për të kthyer edhe njëherë për rishqyrtim në Parlament, ligjin për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.Ky kompleks do të ndërtohet në vendin ku sot ndodhet Qendra Ndërkombëtare e Kulturës. Mundësia e prishjes së kësaj godine ka shkaktuar një reagim mbarë qytetar në Shqipëri, por edhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, deri edhe Zyra e Komisionerit për Zgjerimin Shtefan Fyle në Komisionin Europian.Përballë kësaj ndjeshmërie Presidenti zgjodhi të mos e dekretojë ligjin. Ligji që do të hyjë në fuqi pa marrë firmën e kreut të shtetit, ashtu sic parashikohet nga Kushtetuta.Por për Artan Lamen, ky është një mesazh i qartë për Kryeministrin."Në fund të fundit presidenti është shprehës i unitetit kombëtar, ndërsa kryeministri është shprehës i përcarjes kombëtare në dy kampe. Presidenti ndoshta nuk ka dashur të bëhet palë dhe ka gjetur një rrugë të mesme duke e dhënë mesazhin e vet, duke mos e dekretuar këtë ligj, por njëkohësisht edhe duke mos e kthyer në kuvend, për të mos plotësuar dëshirën e kryeministrit, që njerëzit të ndahen pro dhe kundër tij", tha Lame.Zoti Lame thekson se për këtë cështje si rrallë herë ka një konsensus të gjerë.

"Populli i Tiranës e ka dhënë mesazhin e tij në të gjitha mënyrat, njerëzit e letrave e kanë dhënë mendimin e tyre, ndërkombëtarët, ish-kreu i bashkisë, kryetari aktual i bashkisë e së fundmi edhe presidenti e dhanë mesazhin e tyre. Unë nuk e di se kush duhet t'i flasë më kryeministrit që të heqë dorë nga kjo marrëzi", tha Lame.


Fyle-Lajcak: “Piramida” rrezikon Top Channel

Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga Top Channel, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle dhe i dërguari i posacëm i BE-së për Shqipërinë, Miroslav Lajcak shprehen përmes dy letrave të posacme se janë në dijeni të vështirësive që po has ky televizion për ambiente, në mënyre që të vazhdojë të këtë sigurinë e transmetimit të pandërprerë.

Piramida, KE: Kujdes me TCH

Vendimet e ditëve të fundit në komisionet parlamentare të ligjeve dhe ekonomisë janë ndjekur me shqetësim edhe nga Brukseli.

Jo për faktin se duhet të prishet piramida për parlamentin e ri, sa për një tjetër dëm që shkaktohet me prishjen e këtij objekti ndaj televizionit Top Channel, zyrat e të cilit ndodhen në një pjesë të kësaj ndërtese.

Miratimi të enjten i këtij ligji cënon dhe kontratën aktuale të Ministrisë së Ekonomisë me këtë televizion.

I vënë në dijeni për një fakt të tillë, Komisioni Europian përgjigjet me këtë qëndrim ndaj vendimeve të marra së fundmi nga shumica në pushtet në Kuvendin e Shqipërisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi