Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lufta tregtare e Kosovës  Empty Lufta tregtare e Kosovës

Thu 4 Aug 2011 - 16:43
Lufta tregtare mes Kosovës dhe Serbisë ka ndezur tek ekspertët debatin se si mund të zgjidhet kjo situatë me sa më pak kosto.Eksperti i tregtisë, Ilir Ciko, thotë se fillimisht qeveria e Kosovës duhet të nisë urgjentisht negociatat për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë, pasi kjo do i jepte avantazhe në këtë konflikt."Duke e vendosur Kosovën në një pozicion me të drejta të barabarta me Serbinë që ende nuk është anëtare e OBT, nga ana tjetër do t'i impononte edhe Serbisë mësimin e trajtimit të duhur të marrëdhenieve tregtare, jo vetëm me vendet anëtare të OBT-së por edhe me ato të rajonit", tha Ciko.Në kushtet e bllokadës një zgjidhje tjetër do të ishte orientimi i tregtisë së Kosovës drejt Shqipërisë, e nxitur edhe nga ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës. Vitin e kaluar tregtia mes dy vendeve u rrit me 30 për qind, por mbetet sërish shumë e ulët dhe do kërkojë vite të arrijë në nivelet e Serbisë."Eshtë ende më e ulët se sa potencialet që mendohej që do të kishte, por ky është një realitet që duhet ta pranojmë dhe që do të ndryshojë gradualisht, pasi nuk është thjesht infrastruktura që ndihmon, por edhe zhvillimi i kanaleve të reja të tregtisë", thotë Ciko.

Por ndërsa tregtia mes dy vendeve sapo ka filluar të rritet qeveria shqiptare po planifikon të taksojë kalimin në rrugën Durrës-Kukës.

"Qeveria nuk duhet ta shohë në kuadrin e interesave të drejtpërdrejta të Ministrisë së Transportit, për shkak të problemeve që mund të ketë me buxhetin, por duhet të ketë një vizion më të gjerë", shpjegon Ciko.

Për koincidencë apo jo, zyrtari që drejton projektin për koncesionin e rrugës në Bankën Botërore është serb, që në këto kushte mund të përbëjë konflikt interesi.

"Nëse këshilla të tilla vijnë nga zyra të cilat ndodhen në vende që janë në konflikt të drejtpërdrejt interesi me këtë cështje, duke e parë nga pikëpamja politike situatën, padyshim që veprime të tilla, ose këshilla të tilla duhet që të injorohen", tha Ciko.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi