Ministri Jashtëm kinez viziton Tiranën
Thu 4 Aug 2011 - 16:50
Kina, që këtë vit u rendit si prodhuesi më i madh në botë, duke ia kaluar edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka hedhur sytë nga Europa Juglinore, përfshirë edhe Shqipërinë, për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik.Për të përcaktuar piketa konkrete në këtë fushë, në Tiranë ndodhet për një vizitë zyrtare, Ministri i Jashtëm kinez, Yang Je Çi.Bashkë me homologun shqiptar, Edmond Haxhinasto ata vunë theksin së pari tek klima politike mes dy vendeve, të cilën e përkufizuan si të shkëlqyer, por që sipas tyre duhet përkthyer në bashkëpunim më të gjërë ekonomik.Kina është partneri i tretë i rëndësishëm për Shqipërinë në shkëmbimet tregtare pas Italisë dhe Greqisë. Dhe tani që dy vendet fqinje janë në situatë të vështirë ekonomike, për Shqipërinë eksport-importi me Kinën dhe investimet kineze janë shumë të rëndësishme.Dy ministrat e jashtëm konfirmuan pas takimit të tyre se janë piketuar fusha konkrete të bashkëpunimit dhe janë gjetur mekanizmat për realizimin e këtij bashkëpunimi në energjitikë, infrastrukturë, në pasuri natyrore dhe turizëm, fushë në të cilën dy vendet firmosen edhe një marrëveshje të përbashkët.Ministri i Jashtëm kinez Yang Je Çi garantoi se pala kineze, përvec përfshirjes së qeverisë, do të inkurajojë edhe biznesin kinez për të investuar në Shqipëri.
Ndërkohe, Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, i pyetur nga media kineze për një liberalizim të mundshëm të vizave me Kinën, duke shprehur optimizëm tha se pas lehtësimit të disa procedurave për marrjen e vizave, heqja e vizave me Kinën është në rrugë të mbarë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp u fol pak për politikë, por Ministri i Jashtëm kinez vlerësoi rolin e Shqipërisë për stabilitetin e rajonit.
Kina është një nga 5 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit në OKB me të drejtë vetoje, që ende nuk e ka njohur Kosovën dhe që përkrah dialogun bazuar në rezolutat e OKB-së.
Megjithatë, në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme shqiptare theksohet se zoti Haxhinasto i ka përsëritur homologut të tij kinez kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke e konsideruar këtë akt një kontribut në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi