Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fjolla: E kam zmadhuar vetëm gjoksin Empty Fjolla: E kam zmadhuar vetëm gjoksin

Fri 5 Aug 2011 - 20:52
Fjolla Morina, gjatë një interviste për mediat shqiptare ka thënë se ka operuar vetëm gjoksin dhe asgjë tjetër.Këngëtarja nga Kosova ka pohuar se puna e kirurgjisë plastike ishte bërë sikur një përrallë ku ajo është personazh kryesor, por thotë se pas ndryshimeve që ka bërë ajo shumë të tjerë kanë “lakmuar” dhe kanë bërë të njëjtën gjë.“Është bërë përrallë kjo puna e kirurgjisë plastike, thua që vetëm unë në botë e kam aplikuar dhe asnjë tjetër, apo asnjë VIP tjetër se ka bërë. Por ama pas meje, pasi e kanë pëlqyer e kanë bërë të gjithë, por akoma nuk e di përse e kanë shndërruar në mit këtë punën time”.
“Janë marrë shumë me mua, por ama ka vetëm diçka të vërtetë. Unë vetëm gjoksin e kam bërë operacion edhe asgjë tjetër. Asnjë pjesë tjetër e trupit tim nuk është prekur nga kirurgjia plastike, të gjitha të tjerat i kam të miat. Unë kurrë nuk i gënjej njerëzit, jam e sinqertë atë çka e kam e them. Unë nuk e kam bërë se e kam pasur kompleks, por thjesht për qejf. Për gjithçka tjetër që thuhet nuk është absolutisht e vërtetë”, ka thënë Fjolla.Fjolla ka folur edhe për pushimet e saj të verës, të cilat ka vendosur t’i kalojë në bregdetin e Shqipërisë.

“Zakonisht pushimet më pëlqejnë t’i kaloj në Turqi, vendi, ku kam shkuar edhe shumë herë të tjera. Por të them të drejtën sivjet dua diçka ndryshe, dua të kaloj disa ditë në një nga mrekullitë e Shqipërisë. Saranda, Himara, Dhërmiu, Jala apo zona të tjera të rivierës shqiptare do të jenë edhe pikat, ku unë do të kaloj pushimet me shoqërinë time”, ka pohuar Fjolla Morina.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Fjolla: E kam zmadhuar vetëm gjoksin Empty Re: Fjolla: E kam zmadhuar vetëm gjoksin

Fri 5 Aug 2011 - 20:53
mire ka bere
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi