Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kontribuohet në ngritjen e cilësisë së arsimit Empty Kontribuohet në ngritjen e cilësisë së arsimit

Mon 8 Aug 2011 - 18:25
Drejtues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vlerësojnë se Programi Tempus për institucionet e arsimit të lartë, i financuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka ndikuar shumë në zhvillimin dhe sigurimin e cilësisë nëuniversitetet e vendit.Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së bashku me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian ka mbajtur të hënën në një konferencë për media lidhur me përfitimin e projekteve nga programi Tempus për universitetet e Kosovës dhe institucionet e arsimit të lartë.Me këtë rast, ministri Ramë Buja ka thënë se programi Tempus është një histori suksesi për arsimin në Kosovë që nga viti 2011, për arsye se ky program me projektet e tij ka ndikuar në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë në arsim për tri universitetet kryesore të vendit.Mevlin Asin, sekretar i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, ka thënë se programi Tempus është një mundësi e mirë që qytetarët të informohen për programet arsimore të BE-së, të cilat kanë të bëjnë me modernizimin e arsimit në Kosovë.
Me projekte në programin Tempus, kanë aplikuar 22 konkurrentë nga Kosova, pesë prej të cilëve janë përzgjedhur. Koordinatorja e programeve Tempus, Kimete Canaj tha se vetëm gjatë vitit 2011 janë realizuar pesë projekte që kanë për qëllim modernizimin e arsimit të lartë.“Në vitin akademik 2011 këto pesë projekte në vlerë prej 1.8 milion euro do të fillojnë implementimin më 15 tetor 2011. Këto projekte kanë një karakter inovativ dhe kanë për qëllim modernizimin e arsimit të lartë, harmonizimin e plan-programeve me universitetet evropiane dhe bashkëpunimin ndër regjional”, ka thënë Canaj.
Në këtë konferencë studentët e pranishëm të UP-së parashtruan pyetje dhe kërkesa për ofrimin e kushteve më të mirë për studime në këtë universitet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi