Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Në FSHI filloi punimet simpozumi shkencorë “Kontributi i ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare” Empty Në FSHI filloi punimet simpozumi shkencorë “Kontributi i ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare”

Sat 17 Nov 2012 - 22:20
Sot ( e shtunë) në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, është duke u mbajtur simpoziumi shkencor kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar në temë “Kontributi i ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare”, i cili pa dyshim është një ngjarje e përmasave mbarëkombëtare shkencore në të cilën studijuesit paraqisnin të dhënat e tyre shkencore rreth Kontributit të ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare.
Me këtë rast, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Reis ul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi tha se nuk thuhet kot, se e shkuara është e kaluar dhe e certifikuar, sidomos në këto troje ku kohë pas kohe janë shaluar kuajt e nacionalizmit dhe shovinizmit të tepruar dhe të padurueshëm, por që na bënin më të fortë, më unik dhe të pathyeshëm.

“ Pikërisht kjo ngjarje me një histori të shenjtë e të shtrenjtë, kombëtare e mbarëkombëtare na ka tubuar sot këtu që në mënyrë të denjë dhe faktografike t’i shpalosim dhe përkujtojmë meritat e të gjithë atyre që flijuan veten, shkuan shehid ose mbeten martir për tokën e shenjtë arbërore. Që do të thotë se u derdh gjak, që asnjë pike s’guxon ta gëlltit harresa, por duhet gdhendur në ashtin, shpirtin e zemrën e çdo shqiptari pa dallim feje.

Kjo nuk ishte një dhuratë e falur, e as e zbritur nga qielli, por një rrugë e gjatë me shekuj dhe e mundimshme për të flakur sundimet e huaja dhe të pamëshirshme, e ndjekur me një elan dhe shpresë se një ditë do të agoj dielli edhe për popullin që ka një histori, një culture, një traditë, popull ky që kërkonte një kompaktësi territorial, ashtu siç e kishin edhe popujt tjer”, theksoi kreu i BFI-së. Duke nënvizuar se është historia, respekti dhe mirënjohja që vendet e qytetëruara ju kanë dhënë ndër shekuj njerëzve të shquar të kombit, njerëzve të shquar në fushëbetejë, kulturë dhe art, nëpërmjet të cilëve kanë krijuar edhe identitetin e tyre.

PROGRAMI I SIMPOZIUMIT
SEANCA E PARË
Çështja kombëtare dhe roli i ulemave
- Kontributi i ulemave të Shkupit në mbrojtjen e identitetit kombëtar fetar
Afrim Tairi
- Veprimtaria atdhetare e disa imamëve struganë pas 1912
Nebi Dervishi
- Roli i hoxhallarëve të Tetovës në mbrojtjen e identitetit dhe tërësisë kombëtare shqiptare-rasti Mulla Garip Ramiz Beadini
Qani Nesimi
- Kontributi kombëtar i Mulla Nashyt Zajazit në prag të ngritjes së flamurit dhe vënia e tij në litar nga bullgarët e Shkupit në vitin 1917
Ilmi Veliu
- Roli i ulemave në rrjedhat shoqëroro-politike jashtë trungut të shqiptarizmës
Shaban Sulejmani
- Roli i hafiz Mexhit Zyberit në Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare në Shkup 1945-1946
Valbona Zunçe
- Analizë e Fetvave që Haxhi Vehbi Dibra dha për Shqipërinë
Ziber Lata
- Abdulla Ebibi – Mulla Dulla i Hotlës (1904-1944), flijimi për fe e atdhe
Sevdail Demiri
- Kontributi i Ulema-Mexhlisit të Shkupit për mosshpërnguljen e popullatës myslimane në Republikën e Turqisë gjatë viteve 1930-1941 në Shkup dhe rrethinë
Shinazi Memedi
- Roli i Ataullah Efendi Kurtishit në ruajtjen e identitetit fetar tek shqiptarët
Muhamed Ali
-Manastiri i haruar
Pllumb Veliu

SEANCA E DYTË
Mbi medresetë dhe shkollën shqipe
- Kontributi i ulemasë për gjuhën dhe kulturën shqiptare në Maqedoni
Ismet Osmani
- Medresetë e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup gjatë sundimit të Mbretërisë së SKS-së (jugosllave)
Qerim Lita
- Deklarata e kërerëve shqiptar në shkup më 14 tetor për pavarësinë e Shqipërisë
Vebi Xhemaili
- Biografi të shkurtra për anëtarët e Qeverisë së Vlorës
Mahmud Hysa
- Kontributi i ulemave të Kumanovës në ngritjen e çështjes kombëtare përmes shkollës shqipe, 1940-1950
Naser Ramadani
- Xhamitë e rrënuara nga dhuna politike në pellgun e Ohrit
Mixhait Pollozhani
- Konflikti i imamëve me mësuesit serb ndërmjet dy luftërave botërore në Maqedoni
Avzi Mustafa
- Betimi në diellin: Suretu Esh- Shems dhe arhetipi i diellit te Ilirët
Mirushe Hoxha
- Organizimi i administratës fetare myslimane në rrethin e Kërçovës midis dy luftërave botërore
Halim Purellku
- BFI dhe planet e hartuara kundër saj në kuzhinat e byrosë politike të KQ PKM-së
Driton Dikena
Në FSHI filloi punimet simpozumi shkencorë “Kontributi i ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare” DdddNë FSHI filloi punimet simpozumi shkencorë “Kontributi i ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare” 1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi