Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

 Roli i klerit musliman ne mbrojtje...., Të çështjes kombëtare. ----- Empty Roli i klerit musliman ne mbrojtje...., Të çështjes kombëtare. -----

Sat 2 Jun 2012 - 18:45
"Na shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi të tanë vllazën gjaku dhe vllazën (vatani) atdheu. Do të shkojmë mbarë e mirë shoq me shoq si jemi tue shkue, do të punojmë së bashku për lulëzimin e atdheut tonë dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë." [1]

Eshte e qarte qe edhe kleri musliman ka dhene nje kontribut te vecante per ekzistencen e popullit dhe te kombit shqiptar. Ne perpjekjet dhe ne luften e gjate per ruajtjen e identitetit kombetar ai ka marre pjese ne te gjitha ngjarjet me te rendesishme. Mjafton te hedhim nje sy me kujdes, ne te gjitha ngjarjet me karakter historik dhe politik dhe do veme re se prania e klerikeve myslimane eshte kudo e pashmangeshme. Mund te fillosh nga Hoxha Tahsini i madh – erudit e te vazhdohet me tej me Daut Efendi Boricin ( ne Lidhjen e Prizrenit ), me Hafiz Ibrahim Shkupin ( ne Kongresin e Manastirit), me Myfti Vehbi Dibren e Sheh Ahmet Pazarin (ne shpalljen e Pavaresise me 1912 dhe ngritjen e flamurit ), me Hafiz Ali Korcen dhe Ismail Efendi Ndroqin (ne Kongresin e Durresit me 1918), me Mutesin Kelliqin ( ne Kongresin e vitit 1920) etj.

E, ne se do te vazhdohet me tej, do shohesh se ndermjet pjesmarresve te Kuvendit Kushtetues te janarit 1924 kemi Hafiz Ismet Dibren, Hafiz Ibrahim Rrepishtin etj. Ndersa me vone, ne vitin 1925 zgjidhet deputet per ne parlamentin shqiptar Hafiz Xhemal Mullai[2].

Pra, ne gjithe rrjedhen e ngjarjeve qe percaktojne fatin e Shqiperise e te shqiptareve , pa dyshim, gjen edhe ata, kleriket e nderuar te besimit musliman, krah per krah, dore per dore e goje per goje me te gjithe kleriket e besimeve tjera ne Shqiperi. Edhe ata kane pjesen e vet te historise, jane edhe ata pjese e lavdise shqiptare, kane hyre edhe ata ne vargjet e lahutes shqiptare, kane zene edhe ata vendin e tyre ne piedestalin e nderit kombetar. Mjafton te kujtojme ketu vargjet e Fishtes te “Lahuta e Malsise“

“Shtrine te ngratin hafiz Myslimin, dhe ne dru e rrahen trimin

Sado qe ishte nje “ hafiz”“Jam shqiptar me gjuhe e fis”

Jam Shqiptar pergjigjet Hafizi deri qe ashti i kambes i krisi [3]

Pa dyshim, persekutimi komunist edhe per to qe i rende. Eshte fakt se duke dashur te veje ne jete parimin “perçaj e sundo“, meqenese ne jug mbizotëronte ortodoksia, u ndeshkua me shume Sekti bektashian, ndersa ne Veri, duke mbizoteruar ai mysliman sunit, u ndeshkua me shume ai katolik, por kjo nuk do te thote se mbeti pa pjesen e vet te ndeshkimit edhe ai mysliman sunit.

Mjafton te kujtojme vuajtjet e sakrificat e Hafiz Ali Korces, Hafiz Ismet Dibres, Hafiz Ali Krajes, Hafiz Sabri Kocit, Hafiz Ibrahim Dalliut, Hafiz Sherif Lengut, apo Hafiz Mustafa Varoshit qe varroset ne te njejten grope me Imz. Vincenc Prennushin, si dhe burgosjet e ndeshkimet e Hafiz Dergutit, Hafiz Bakallit, Hafiz Myrtes, Hafiz Muhamet Bekteshit, Vexhi Buharase, Sheh Ali Pazarit, Sheh Reis Umi Sinanit, Sheh Qazim Hoxhes, Sheh Karbunares, e shume e shume te tjereve, per te kuptuar se diktatura komuniste nuk fali askend por luftoi gjithkend, ku shihte rrezikun, kulturen dhe besimin e vertete.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

 Roli i klerit musliman ne mbrojtje...., Të çështjes kombëtare. ----- Empty Re: Roli i klerit musliman ne mbrojtje...., Të çështjes kombëtare. -----

Sat 2 Jun 2012 - 18:54
Kultura islame shqiptare në vitet “12 – “20

Pas fitores së Pavarësisë, Shqipëria hyri në hullitë e zhvillimeve të reja sociale, politike e kulturore. Me gjithë prapambetjen e madhe të vendit, shenjat e progresit dukeshin në çdo sferë. Përparim pati edhe në kulturën islame shqiptare.Në këtë periudhë u hodhën themelet për një zhvillim të pavarur të kulturës islame si dhe të çdo veprimtarie tjetër brënda kuadrit të shtetit kombëtar. Në këtë periudhë patriotët muslimanë shqiptarë e panë të domosdoshme të bëjnë ndryshime me rëndësi në kulturë dhe në organizimin si dhe të realizojnë binomin e shenjtë Fe dhe Atdhe. Mendjet e kthjellëta të prijësve fetarë muslimane shqiptarë filluan të zbatojnë reformën në kulturën islame dhe në përgjithësi ata filluan të mendojnë për përkthimin e Kur'anit në gjuhën shqipe dhe për masa të tjera për përhapjen e kulturës islame në gjuhën amtare.Në tetor të vitit 1923 filloi edhe botimi i revistës muslimane sunite Zani i Naltë, në fillim në Tiranë e pastaj në Shkodër.

Për kulturën islame kishte rëndësi jo vetëm kuadri nacional, por edhe ai ndërkombëtar, sinkronizimi i fesë islame me kohët moderne,

Ne jemi një vend evropian, shkruhej në revistën 'Zani i Naltë, dhe si i tillë duhet të marrim nga qytetërimi perëndimor çka është e mirë, por jo çka është e keqe'. Sinkronizimi me kohët moderne konsiderohej në natyrën e doktrinës islame, e cila kishte evoluar gjithnjë. Për këtë i referohej Kur'anit ku thuhej se duhej hapur rruga e dijes, por duhej pasur kuijdes nga anët negative të zhvillimit.Të gjitha këto dhe shumë të tjera për të cilat folëm shkurtimisht, dëshmojnë për një ekzistencë njerëzore si fushë e mundësive dhe e faktorëve realë për të ecur përpara me ndihmën e së drejtës, të moralit, të punës, të solidaritetit, të lirisë, të mundësive të pastruara nga egoizmi dhe dhunës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi