Qytetarëve u apelohet që të paguajnë sigurimet shëndetësore
Sat 20 Aug 2011 - 16:46
Në Shqipëri, shumë qytetarë duket se e kanë më mirë të paguajnë mjekun se të derdhin kontributet e detyrueshme për të përfituar më pas pa pagesë shërbimin shëndetësor.Në të gjithë Shqipërinë, aktualisht janë 450 mijë qytetarë të siguruar të cilët mbulojnë vetëm 25% të fondit të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor pasi 75% e tij mbulohet nga buxheti i shtetit në një kohe kur në shtetet e tjera evropiane ky raport është i përmbysur.Por shumë shpejt, praktika e të kërkuarit ndihmë mjekësore pa pasur librezë shëndetësore kur nuk është rast urgjent, do të marrë fund.Kështu që drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e
Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, u bën apel qytetarëve të paguajnë sigurimet shëndetësore.Një person i siguruar mund të marrë shërbim shëndetësor jo vetëm në spitalet publike por dhe në ato private, mjafton që ky të jetë i kontraktuar nga ISKSH-ja dhe pacienti të paguajë shtesën e kostos së vendosur nga ky spital.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi