Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bojken Lako në lidhje me 19-vjeçaren Empty Bojken Lako në lidhje me 19-vjeçaren

Mon 22 Aug 2011 - 13:14
Ende pa u zbehur zhurma e ndarjes me bashkëshorten e tij Olesia, vjen një lajm për jetën sentimentale të kantautorit të njohur Bojken Lako. Bëhet fjalë për një histori dashurie të saponisur me një artiste të re, shumë simpatike dhe të talentuar, që quhet Semi Jaupaj.

Ajo është një vajzë 19-vjeçare, këngëtare, që ka po të njëjtin pasion për rokun si Bojken, ndërsa është diplomuar në Liceun Artistik në Tiranë.

Ajo njëkohësisht është vokaliste e “Bojken Lako & Brezat”, grup i ri muzikor që është lançuar këtë verë me klipin e tyre të parë së bashku, me titullin “Tiranaaa”. Semi nuk është një vajzë e panjohur për publikun, pasi ajo ka bërë për vete shumë fansa gjatë debutimeve të saj në “Star Academy”, gara e talenteve të rinj që transmetohej në ekranin “Tv Klan”, shkruan Panorama.

Ajo është vlerësuar me çmim të dytë në “Star Academy”, ndërkohë që Bojkeni është autori i këngëve të saj, si “Afër Meje” në “Top Fest 7”, “Dritë” në duet me Albi Xhepën, ku konkurruan në Festivalin e Këngës 2010 në RTSH dhe “Energji pozitive”, me të cilën konkurroi në festivalin “Kënga Magjike 2010”.

Dueti me Albi Xhepën patjetër do të ketë qenë një ide e Bojkenit për t’i bërë bashkë dy studentët e tij të “Star Academy 5”, fituesin e vendit të parë Albi Xhepën dhe fituesen e vendit të dytë të këtij edicioni, që ishte pikërisht Semi Jaupaj. Një bashkëpunim artistik si fillim, por që tashmë për Bojkenin dhe Semin ka avancuar në një lidhje shumë speciale dashurie, që natyrisht nuk duket se është nga ato historitë e shkurtra të verës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi