Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ledio Lako fiton udhetim ne cift, por s’ka te dashur Empty Ledio Lako fiton udhetim ne cift, por s’ka te dashur

Fri 4 Nov 2011 - 0:32
Ledio Lako fiton udhetim ne cift, por s’ka te dashur Ledio-LakoLedio Lako, i cili është bërë shumë i njohur me rolin e Ramadanit, duket se ka qenë më fatlumi në lotarinë që u hodh për gjithë stafin e TCH, gjatë festimit të ditëlindjes në përkujtim të presidentit të Top Channel, Dritan Hoxha.
Në lotarinë ku u përfshinë 700 të pranishëm, çmimin e një udhëtimi turistik çift në Budva e fitoi Ledio.
Bëhet fjalë për një fundjavë në hotelin me 5 yje “Splendid”, në Budva. Ndërkohë që nuk dihet se me kë do shkojë Ledio në këtë udhëtim, sepse ai prej kohësh është pa të dashur.
Pasi i dha fund lidhjes së tij disi të gjatë nga e dashura e tij balerinë, aktori ka pohuar gjithmonë në media se vazhdon të mbajë statusin “single”.
Ndërkohë që jeta e tij ka vazhduar normalisht, me punën në sezonin e ri “Portokalli”. Sipas thashethemeve, thuhet se Ledio për momentin është vetëm, dhe daljet e tij netëve në pub-e janë shumë të rralla.
Vetëm disa muaj më parë, në një interviste për “Panorama Plus”, ai rrëfeu shumë detaje nga jeta e tij jashtë “Portokalli-së” dhe ambicien për t’iu përkushtuar kryesisht profesionit të aktorit, me synimin për të luajtur edhe role dramatike.
Gjatë verës së kaluar, ai u angazhua dhe në teatër, ndërsa interpretoi në tragjikomedinë me titull “Kolonel Zogu” në teatrin e Elbasanit “Skampa”. Për fansat e “Portokalli-së”, ai ka bërë shumë publik për vete me personazhin e Ramadanit, edhe pse identifikimin në “Portokalli” e ka marrë nga personazhi i Kapo-s.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi