- VizitorVizitor
Gjërat që mund t’ua thonë vetëm shoqet
Sat 27 Aug 2011 - 14:36
Secila femër ka nevojë për shoqe të ngushta. Është kënaqësi të kesh në jetë një mashkull të cilit mund t’i thoni gjithçka, por ekzistojnë tema të cilat mund t’i kuptojë vetëm një femër tjetër.
Përveç kësaj, disa kritika, lëvdata dhe këshilla, tingëllojnë krejtësisht ndryshe kur ua thotë një shoqe, sesa kur ato fjalë dalin nga goja e partnerit tuaj.
Dukesh trash me ato pantallona
Këtë kritikë padyshim se nuk do ta pranonit edhe aq mirë po të vinte nga i dashuri ose burri. Por kur shoqja ju thotë: “Mos i vesh kurrë më ato pantallona”- do ta dëgjoni dhe do ta bëni pikërisht atë. Shoqja do ta dijë t’i japë kah këtij paralajmërimi duke e qartësuar se problemi nuk qëndron te trupi juaj, por te pantallonat e shëmtuara.
Mos ji aq e ndjeshme
Vetëm një femër tjetër mund ta kuptojë lëkundjen hormonale që shpesh sjell deri te lëndimi emocional dhe lotët. Mikesha juaj do t’u tregojë më së miri për fazën të cilën ‘e urrejnë të gjithë’, e përmes së cilës edhe ju kaloni brenda muajit.Nuk je nënë e keqe
Është një lehtësim i madh kur e dini se edhe mikeshat tuaja mundohen me të gjitha fuqitë që të jenë prindër të mirë dhe të suksesshëm. Ndjenja e fajit largohet kur e kuptoni se çdo e dyta femër përjeton të njëjtën dilemë. Prandaj, shoqet tuaja janë aty për të kuptuar turbulencat emocionale në fillet tuaja të të qenit nënë.
Haje atë tortë
Pavarësisht nëse jeni në dietë dhe numëroni çdo ushqim, shoqja do të dijë ta godasë momentin kur thjeshtë keni nevojë për ‘çlirim’ nga numërimi i kalorive. Ndërsa nëse ua sjell një ëmbëlsirë të cilën e dëshironi më së shumti, atëherë shoqëria juaj do të zgjasë përgjithmonë.
Lëre atë qese me çips
Njëkohësisht, shoqja e mirë do t’u paralajmërojë kur është koha që të hiqni dorë nga çipsat. Nëse parteri juaj do të tentonte t’ua largonte nga dora ushqimin tuaj të preferuar, sipas të gjitha gjasave do ta shikonit shtrembër dhe nuk do të vepronit si thotë ai, por shoqen do ta dëgjoni sepse e dini se ajo ua do të mirën.
Të sjell drekën
Është ndjenjë e këndshme kur shoqet të thonë ‘thirrëm nëse ke nevojë për diçka’, ndërsa është edhe më bukur kur vetë e kuptojnë situatën në të cilën keni nevojë për ndihmë. Qoftë në lidhje me fëmijët tuaj duke i dërguar ata në park dhe duke ju lënë që të përgatiteni lirshëm për udhëtim, ose ju thërrasin sepse e dinë se keni nevojë që t’i qaheni dikujt. Mikeshat e mira nuk presin që t’u thoni se keni nevojë për to, por dinë vetë ta njohin atë moment dhe t’u ndihmojnë pa kërkuar ju. /Telegrafi/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi