Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kosovë, festohet Fiter Bajrami  Empty Kosovë, festohet Fiter Bajrami

Tue 30 Aug 2011 - 15:15
Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë ditën e Bajramit. Në orët e para të mëngjesit, besimtarët janë falur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, ku i pranishëm ishte edhe myftiu Naim Ternava.Në fjalën e tij, Tërnava u ka bërë thirrje besimtarëve për kultivimin e tolerancës, dashurisë dhe humanizmit.“I lutemi Allahut fuqiplotë që mëshira dhe begatia e tij të jenë vazhdimisht mbi familjet tona”, është shprehur myftiu i Kosovës.Urime kanë ardhur edhe nga krerët e shtetit, kryetarë të partive politike dhe diplomatë të ndryshëm të akredituar në Prishtinë.Por myftiu Tërnava i ka kritikuar institucionet e Kosovës për faktin se nuk po vlerërsojnë kërkesat e besimtarëve për të futur edukatën fetare në shkolla.Kjo kërkesë, e kthyer në një amendament në projektligjin për arsimin universitar, u hodh poshtë meMyftiu Tërnava uron besimtarëtMyftiu iKosovës Naim Tërnava uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Në mesazhin e urimit Myftiu kosovar porositi besimtarët të jenë solidarë dhe të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë, jetimët dhe te varferit, në mënyrë që edhe ata të gëzohen në këtë festë.“Të nderuar vëllezër dhe motra kam kënaqësinë që në emër të KBIRK-së dhe në emrintim t’ju uroj festen e Fitër Bajramit me urimet dhe përgëzimet më të mira, duke e lutur krijuesin fuqiplotë të ketë pranuar agjërimin dhe adhurimet tona që i kemi kryer vetëm për Zotin edhe gjatë këtij muaji tëagjërimit”, tha Tërnava.

Sipas Myftiut agjërimi i muajit të Ramazanit ishte elementi më thelbësor i dashurisë ndaj Zotit, ishte ndriçim më rrezatues, forcë e madhe e cila arriti t’i rezistojë çdo force negative dhe të kapërcejë çdo forcë tjetër. Mesazhe urimi për të gjithë besimtarët mysliman kanë dërguar të gjithë liderët shtetëror të Kosovës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi