Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fiter bajrami, Kavajë, tortë 7 metra e gjatë për besimtarët Empty Fiter bajrami, Kavajë, tortë 7 metra e gjatë për besimtarët

Tue 30 Aug 2011 - 23:06
Në mënyrë të veçantë është festuar dita e Fiter Bajramit në qytetin e Kavajës. Falja e Namazit u zhvillua në sheshin para xhamisë së qytetit. Myftiu Besnik Leçini tha para besimtarëve të shumtë se Fitër Bajrami është festa e devotshmërisë, solidaritetit,vëllazërisë dhebarazisë sociale.nga ana tjetër, Bashkia e Kavajes u bë pjesë e festës duke organizuar një kokteil ku nuk mungoi ansambli i qytetit. Nje torte 7 metra e gjatë ishte përgatitur enkas për këtë ditë, ndërsabesimtarët i uroi kryebashkiaku Elvis Roshi.“Uroj të gjithë besimtarët muslimanët: Gëzuar Festën e Fiter Bajramit! Mbas një muaji agjërimi, përkushtimi për hir të zotit, kjo festë të jetë në shtëpitë tona një festë begatie, paqeje e mbarësie ”- uroi Rroshi.Falja e Namazit u zhvillua edhe në qytetin e Durrësit. Për shkak të numrit të madh të besimtarëve, një pjesë e tyre i kryen ritet e faljes jashtë xhamisë. Myftiu Redi Quku drejtoi ceremoninë, ndërsa pas perfundimit të saj, besimtarët uruan njëri-tjetrin dhe zhvilluar vizita për të uruar festen dhe perfundimin e muajit te Ramazanit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi