Tiranë, kosovari me pasaportë biometrike false, hetim njësisë bashkiake 11
Wed 31 Aug 2011 - 14:22
Tirane – Lajmifundit – Një shtetas nga Kosova është arrestuar ne Tiranë me një pasaportë biometrike të falsifikuar ndërsa policia tha se ka nisur hetimet edhe për punonjësit e njësisë bashkiake nr.11 ku është nxjerrë pasaporta në fjalë.Nga Specialistët e SeksionitKundër Krimit Ekonomik Financiar u mor masa e arrestit në flagrancë për shtetasin Elbasan Izer Sejdiu, 24 vjec, lindur në Prishtinë dhe banues në Ferizaj Kosovë, me shtetësi Kosovare dhe kombësi shqiptare.Ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprën penale “Fallsfikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave, ose vizave” parashikuar nga neni 189 i K.P, pasi dy ditë më parë është kapur nga shërbimet e policisë, duke përdorur një pasaportë biometrike shqiptare, e cila dyshohet të jetë e fallsifikuar.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës“ parashikuar nga neni 248 i K.P në ngarkim të punonjësve të Njësisë Bashkiake Nr.11 Tiranë dhe “Fallsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave, ose vizave”në ngarkim të shtetasit Elbasan Izer Sejdiu.
- Dy persona të paidentifikuar djegin makinën e kreut të policisë bashkiake të Vlorës
- Korçë, furnizohet me karburant me euro false, në hetim 45-vjeçari
- Tiranë, Njësia Bashkiake nr.8 organizon projektin “Me syt e fëmijëve”
- Tiranë, rryshfet për provimin e patentave, në hetim 4 zyrtarë autoshkollash
- Tiranë, policia: Mësuesit merrnin 30-40 mijë lekë të reja për një diplomë false
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi