Tiranë, rryshfet për provimin e patentave, në hetim 4 zyrtarë autoshkollash
Wed 5 Oct 2011 - 13:52
Tirane – Lajmifundit - Kater zyrtare te nje autoshkolle jane vene ne hetim nga policia e Tiranes ndersa prokuroria u ka bllokuar pasuri ne formen e garancise pasurore. Seksioni Kundër Krimit Ekonomik Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Instruktori”, ka bërë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e një grupi kriminal që kryente veprime të kundraligjshme pranë Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë me synim paisjen e shtetasve me dëshmi aftësie për drejtim automjeti, kundrejt një shume parash.
Policia tha se pas një hetimi 9 – mujor i realizuar me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, hetim i cili u shtri për konsumim të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” si dhe të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim parashikuar nga nenet 259, 245/1 dhe 25 të Kodit Penal.
Pas përfundimit të këtij hetimi, ditën e djeshme Prokuroria e Tiranës ka dërguar në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë kërkesën për masën e sigurimit personal në ngakim të shtetasve :
Qemal Hysen Musta, 49 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Autoshkollës ?Për leje drejtimi automjeti “MIRI XX”,
Trandafil Agron Taho, 54 vjec, banues në Tiranë, me detyrë instruktor i autoshkollës “Për leje drejtimi automjeti” “MIRI XX”,
Zenel Ali Shera, 63 vjec, banues në Tiranë, me detyrë instruktor i autoshkollës “Për leje drejtimi automjeti” “MIRI XX”,
Nesti Nikoll Xhurgjaj, 62 vjec, banues në Tiranë, me detyrë instruktor i autoshkolës “Për lejë drejtimi automjeti” “MIRI XX”,
Nga burime të hetimit mësohet se katër të akuzuarit po hetohen në gjendje të lirë por gjykata i ka mbajtur atyre me kërkesë të njësisë Task Forcë një sasi monetare secilit në formën e garancisë pasurore.
Sipas burimeve nga policia mësohet se këta shtetas, dyshohen se kryenin veprimtari të kundraligjshme duke u kërkuar dhe marrë para shtetasve të ndryshëm, me qëllim marjen e testimit të provimit të teorisë dhe praktikës dhe më pas paisjen e tyre me dëshmi aftësie për drejtim automjeti, kundrejt përfitimit të shumës së parave që varionte nga 3000 deri 4000 të rinj (përveç pagesës së kuitancave).
Në kuadër të shtrijes në kohë dhe në terren të këtij operacioni në bashkëpunim me njësinë Task Forcë pranë Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Tiranë, aktualisht po punohet më tej në drejtim të dokumentimit të autorëve të tjerë, në këtë veprimtari të kundraligjshme të dyshuar si punonjës të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor Tiranë, të cilët kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashkuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.
- Tiranë, kosovari me pasaportë biometrike false, hetim njësisë bashkiake 11
- Tiranë-Selanik, linjë direkte fluturimi 2 herë në javë Lexoni me shume per temën: Tiranë-Selanik, l
- Francë, nëna bën provimin në vend të vajzës
- U kërkonte studentëve lekë për provimin, “arrest shtëpie me çip” për petagogun
- Prishtinë, ngel në provimin e Juridikut, studenti kanos profesorin
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi