Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Për dasmën luksoze vodhi paratë nga shefi! Empty Për dasmën luksoze vodhi paratë nga shefi!

Fri 2 Sep 2011 - 21:27
Kirsty Lane, 29 vjeçare, e punësuar në një firmë në Britaninë e Madhe, dëshironte me çdo çmim të organizonte një dasmë luksoze, kështu që vendosi t’i vjedhë paratë nga shefi për ta realizuar ëndrrën e saj.

Lane vodhi 170.000 funta, ndërsa shefi i saj Peter Sutton, tek i cili Kirsty punonte si llogaritare me gjysmë orari, e kuptoi hilen, pasi ajo e ftoi në dasmë dhe e pa tërë atë luks. Një Rolls Royce i bardhë, fishekzjarrë, muzikantë me harpa dhe saksofona, magjistarë, DJ dhe bari me pije për Suttonin, ishin shenjë e qartë se kush ia kishte marrë paratë që i mungonin nga firma.

Lane, e cila fitonte më pak se 20.000 funta në vit, edhe përcjellësve të nuses u kishte blerë fustane dhe ua kishte dhuruar nga një iPad të zbukuruar me diamante.

Dyshimet e Suttonit u vërtetuan disa ditë pas dasmës kur në firmë e kuptuan se nuk përputheshin shifrat. Paratë kishin shkuar në dasmën, e cila kushtoi së paku 40.000 funta.

Kirsty u arrestua para se të arrinte të ikte me burrin e saj Graham në Meksiko për muajin e mjaltit. Se sa dëm i ka shkaktuar Kirsty firmës në të cilën punonte, këtë e vërtetoi edhe shefi i saj.

“Lakmia e saj e verbër gati sa nuk e shkatërroi biznesin”- ka thënë ai. MAPO
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Për dasmën luksoze vodhi paratë nga shefi! Empty Re: Për dasmën luksoze vodhi paratë nga shefi!

Fri 2 Sep 2011 - 22:00
Për dasmën luksoze vodhi paratë nga shefi! 45550 sa kam qesh me kyt lajm o zot ......
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Për dasmën luksoze vodhi paratë nga shefi! Empty Re: Për dasmën luksoze vodhi paratë nga shefi!

Wed 28 Dec 2011 - 23:02
hahahaha...kjo esht e bukur fare...
Sponsored content

Për dasmën luksoze vodhi paratë nga shefi! Empty Re: Për dasmën luksoze vodhi paratë nga shefi!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi