Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kërkoheshin në Itali për trafiqe dhe vjedhje, policia prangos 15 persona në Shqipëri Empty Kërkoheshin në Itali për trafiqe dhe vjedhje, policia prangos 15 persona në Shqipëri

Mon 12 Sep 2011 - 15:52
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj doli sot në një komunikim me median gjatë të cilit tha se në kuadër të bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj italiane janë arrestuar 15 shtetas shqiptarë të kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në itali. “Ky operacion është organizuar në datat 8.9.2011 deri në 11.9.2011 nga strukturat e krimit të organizuar dhe krimet e rënda dhe drejtoritë e qarqeve rajonale. Kurorëzimi me sukses i këtij operacioni është bërë i mundur me bashkëpunimin e autoriteteve italiane”, u shpreh Burgaj. Sipas tij janë arrestuar shtetasit e kërkuar nga autoritetet italiane dhe është krijuar përballja e tyre me drejtësinë për krimet për të cilat akuzohen. “Do të hetohen edhe pasuritë e këtyre shtetasve dhe do të konkludohet me sekuestrimet në rastet e nevojshme”, tha Burgaj.
Lista e të arrestuarve:

Astrit Abdulla Salihi, Banues në Shkodër
Naim Hamza Dervishi, banues në Durrës
Hektor Skënder dumo, banues në durrës
Gention Myfyt Abdyli, banues në Durrës
Ilia Lio Beci, banues në Fier
Defter Muhabet Aliu, banues në Fier
Arben Alik Lamçja, banues në Elbasan
Ferdinand Pali Dedja
Genti Pali Dedja
Myrteza Adem Toto, banues në Berat
Mikel Myrteza Çuçaj, banues në Vlorë
Altin Fejzi Liçaj, banues në Vlorë
Agim Abdulla Belba, banues në Kavajë
Tarzan Muharrem Mullai, banues në Tiranë
Ylli Preng Ndoji, banues në Laç
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi