Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sondazhi, shqiptarët të kënaqur me jetën Empty Sondazhi, shqiptarët të kënaqur me jetën

Thu 15 Sep 2011 - 22:51
Perceptimi, më të kënaqurit e Ballkanit por dëshirojnë të largohen nga vendi

Korrupsioni është në shifrat më të larta, mikse mbështetja për qeverinë

Shqiptarët së bashku me kosovarët janë më të kënaqurit nga mënyra e jetesës gjatë viti 2009, krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe se sipas tyre vendi është në rrugë të mbarë. Ky ka qënë edhe përfundimi i një sondazhi të kryer në rajonin e Ballkanit nga Gallup Europe në bashkëpunim me Fondin Evropian për Ballkanin, Akademinë e Studimeve Politike dhe Lëvizjen Evropiane në Shqipëri. Të dhënat e sondazhit tregojnë se 54 % e shqiptarëve janë të kënaqur ndërkohë që në Kosovë kjo shifër është më e ulët.Sondazhi tregon se shqiptarët ndihen të përfaqësuar nga forcat politike dhe janë të kënaqur më performancën e qeverisë. Por edhe pse Shqipëria është një nga 2 vendet më “të kënaqura” në Ballkan, pyetsori tregon se 64% e shqiptarëve mendojnë se kanë mundësi më të mira jetese jashtë Shqipërisë dhe rreth 38% e të pyeturve duan të largohen nga vendi. Po sipas këtij sondazhi 41% e shqiptarëve kanë deklaruar se kanë pasur pjesëtarë të familjes që kanë lënë vendin në këto 5 vitet e fundit. Të pyeturit kanë deklaruar se nëse do të bëhej një referendum gati 90% e tyre do te votonin pro bashkimit me vendet e Evropës. Por sipas përfaqësuesve të Bashkimit Evropian shqiptarët duhet ta kuptojnë që anëtarësimi në BE-se nuk është një rrugë e thjeshtë dhe mbart dhe shumë përgjegjësi. Të dhënat e raportit tregojnë gjithashtu një nivel jo të ulët korrupsioni i cili sipas 73% të të pyeturve tregon se ky fenomen ka ardhur në rritje. Kanë qenë rreth 52% e shqiptarëve që kanë deklaruar se u është dashur të paguajnë rryshfete të paktën 1 herë në 12 muajt e fundit.
Të dhënat e sondazhit për Shqipërinë
Standarti i jetesës
Pavarësisht krizës ekonomike, vlerësimi pozitiv për standartin e jetesës është rritur me 10% në krahasim me vitin e shkuar duke arritur në shifrat e 54% të të pyeturve. Një shifër që është ndër më të lartat në vendet e rajonit.
Mbështetja dhe pritshmëria ndaj pranimit në BE
Mbështetja e shqiptarëve për integrimin evropian është rritur ndjeshëm dhe ka arritur në shifrat e 88% dhe së bashku me Kosovën janë dy vendet me këtë tregues më të lartë në kuadër të rajonit. Gjithsesi, ajo çka njerëzit presin nga integrimi potencial në Bashkimin Evropian lidhet me disa nga problemet më emergjente të vendit: njerëzit mendojnë se kjo mund tu sjellë lëvizjen e lirë, më shumë siguri dhe forcimin e shtetit ligjor.
Korrupsioni dhe besimi tek institucionet
Rezultati i përftuar nga testimi mbi elementin e korrupsionit tregon se rreth 52 % e të pyeturve u është dashur që të paguajnë nën dorë vitin e shkuar, një shifër që mund të konsiderohet më e larta në rajonin e Ballkanit. Sakaq, niveli i korrupsionit në botën e biznesit duket se e rendit Shqipërinë në treguesit më të ulët të tij ndër vendet e rajonit. I njëjti lloj treguesi është edhe për ndikimin që ka krimi i organizuar në vend. Një zhvillim tjetër pozitiv është identifikimi i opinionit me klasën politike: 63 % thonë se një parti apo një politikan i caktuar i përfaqëson pikëpamjet e tyre politike. Tregues ndër më të lartët në rajon dhe në rritje që prej 34% që ishte në vitin 2006. Mbështetja mbi qeverinë gjithsesi mbetet mikse: teksa 40% mendojnë se qeveria po bën shumë mirë punën e saj, 30% mendojnë më pak të efektshme.
Largimi jashtë vendit
Kënaqësia në raport me standartin e jetesës duhet parë në perspektivë nëse shikon përqindjen e lartë të qytetarëve që shohin mundësi më të mira jashtë vendit (64%) dhe ata që do të donin të linin vendin (38%, më shumë se sa 32% që ishte në vitin 2006). Çdo 4 në 10 shqiptarë ose thënë ndryshe (41%) thonë se pjesëtarë të familjes së tyre kanë emigruar gjatë pesë viteve të fundit, treguesi më i lartë në këtë kategori brenda rajonit.
Pyetjet
Cili është perceptimi i shqiptarëve për integrimin evropian?
Sa prej tyre do donin të largoheshin nga Shqipëria?
A janë të kënaqur me standardin e jetesës?
Si e vlerësojnë punën e qeverisë?
Jetesa
Pavarësisht krizës ekonomike, standardi i jetesës është rritur me 10 për qind në krahasim me vitin e shkuar. Sipas të dhënave të sondazhit tregojnë se 54 për qind e njerëzve të pyetur janë të kënaqur nga standardi i jetesës.
Pranimi në BE
Mbështetja e shqiptarëve për integrimin evropian është rritur ndjeshëm dhe ka arritur në shifrat e 88 për qind dhe së bashku me Kosovën janë dy vendet me këtë tregues më të lartë në kuadër të rajonit. Njerëzit mendojnë se integrimi në Bashkimin Evropian do tu sjellë lëvizjen e lirë, më shumë siguri dhe forcimin e shtetit ligjor.
Korrupsioni
Sipas rezultatit të testimit mbi elementin e korrupsionit rreth 52 për qind e të pyeturve u është dashur që të paguajnë nën dorë vitin e shkuar, një shifër që mund të konsiderohet më e larta në rajonin e Ballkanit. I njëjti lloj treguesi është edhe për ndikimin që ka krimi i organizuar në vend.
Largimi
64 për qind e njerëzve të pyetur e shohin mundësinë më të mirë të jetesës jashtë vendit. Edhe ata që do të donin të linin vendin 38 për qind, më shumë se sa 32 për qind që ishte në vitin 2006. sipas sondazhit çdo 4 në 10 shqiptarë thonë se pjesëtarë të familjes së tyre kanë emigruar gjatë pesë viteve të fundit.
♣tiranaobserver♣

Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Sondazhi, shqiptarët të kënaqur me jetën Empty Re: Sondazhi, shqiptarët të kënaqur me jetën

Fri 16 Sep 2011 - 13:10
Message reputation : 100% (2 votes)
Genjeshter e kulluar!
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Sondazhi, shqiptarët të kënaqur me jetën Empty Re: Sondazhi, shqiptarët të kënaqur me jetën

Sat 1 Oct 2011 - 21:17
Message reputation : 100% (1 vote)
Ka njerz qe me pak gjo Knaqen!!Wink

S'besoj se shumica Shqiptarve jan te kanqur me menyrene tjeteses qe bejne.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sondazhi, shqiptarët të kënaqur me jetën Empty Re: Sondazhi, shqiptarët të kënaqur me jetën

Sun 2 Oct 2011 - 12:07
as ne endrrat e tyre me te bukura (nese shohin endrra te bukura se nga jeta qe bejne dyshoj) sndihen te lumtur Shqiptaret e jo me ne realitet me jeten e tyre...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Sondazhi, shqiptarët të kënaqur me jetën Empty Re: Sondazhi, shqiptarët të kënaqur me jetën

Fri 21 Oct 2011 - 19:47
Eshte tjeter te mundesh te luftosh, e tjeter te festosh fitoret!

Shqiptari e ben zemren gur dhe asgje nuk e thyen, por jo se ne kete beteje mund te dallohet "kenaqesia" para kohe!

Nga po kenaqet Shqiptari kur jeton ne nivel habites?!
Qe e duam jeten, porsi cdo njeri "po"...
Por qe dhe se kenaqesia e Shqiptarit vlen sa e gjithe Botes edhe kjo "po"...

Pse vlen sa e gjithe Botes?!
-Sepse Shqiptari pak kenaqet sdhe sontazhet bene namin!!!
Sponsored content

Sondazhi, shqiptarët të kënaqur me jetën Empty Re: Sondazhi, shqiptarët të kënaqur me jetën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi