Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tiranë, 3 persona të arrestuar, një në kërkim për grabitje dhe gjobëvënie Empty Tiranë, 3 persona të arrestuar, një në kërkim për grabitje dhe gjobëvënie

Wed 21 Sep 2011 - 15:04
Arrestohen në Tiranë tre shtetas për vjedhjeve me armë dhe shtrëngim për dhënie pasurie të një biznesmeni dhe tre shtetasve. Strukturat e Hetimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, pas një pune disa javore me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, bënë të mundur në mesnatë finalizimin e një operacioni policor, mbi kapjen e tre shtetasve për vjedhje me armëdhe më dhunë si dhe shtrëngim për dhënie pasurie të një biznesmeni.Në kuadër të zhvillimit dhe realizimit të këtij
operacioni mbrëmë u arrestuan në flagrancë shtetasit :

o Bujar Selam Leka, 21 vjeç, banues në Kamëz Tiranë,
o Eduart Lutfi Muja, 28 vjeç, banues në Kukës,
o Murat Bajram Rexha, 19 vjeç, lindur e banues në Kukës,

o Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale V.K, 27 vjeç, banues në Lezhë, posedues i armës me të cilën është kryer vjedhja me armë e taksitit.

Kapja dhe më pas arrestimi i tyre është bërë pas një pune disa javore investigative dhe hetimore, nga ku rezulton se shtetasit e lartëpërmedur dyshohet të jenë autor të vjedhjes me armë dhe me dhunë të një taksisti në Tiranë. Ndërkohë u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Eduart Muja në qytetin e Kukësit, ku u gjend në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Benz”, me targë Tr. 6245 I, automjet i cili është vjedhur me armë më datë 11 shtator 2011, një shtetasi në fshatin Çekrezë Tiranë.

Po ashtu në ngarkim të tyre është bërë dokumentimi ligjor dhe implikimi i tyre edhe në vjedhjen me armë të shtetasve Fatjon dhe Edison Pepkolaj, vjedhje kjo e ndodhur më datë 04 mars 2011, në fshatin Kasallë Tiranë.
Gjatë ecurisë së hetimit rezulton se më datë 17 shtator 2011, shtetasi Bujar Leka në bashkëpunim, ka
vjedhur nëpërmjet mashtrimit automjetin tip benz në pronësi të shtetasit G.M, duke shfrytëzuar punësimin e tij pranë aktivitetit privat të këtij fundit.

Po më këtë datë ky shtetas, ka kanosur dhe më pas ka shtrënguar më anë të kanosjes për dhënie pasurie në shumën prej 4 mijë eurosh punëdhënësin e tij shtetasin G.M. Puna hetimore në drejtim të kronologjisë së vjedhjeve me armë të kryera nga këto shtetas, vazhdon në kohë mbi dokumentimin edhe të vjedhjeve të tjera të realizuara nga ky grup kriminal me këtë tendencë.

Njëherazi, materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale te “vjedhjes me armë” e kryer në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 140-25 i Kodit Penal për shtetasit Bujar Leka dhe Murat Rexha dhe për “Përvetësim të mallrave të vjedhur”, neni 287/b i KP, për shtetasin Eduart Muja.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi