Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tiranë, dy të arrestuar me 1.5 kilogramë drogë Empty Tiranë, dy të arrestuar me 1.5 kilogramë drogë

Thu 16 Jun 2011 - 19:16
TIRANE – Lajmifundit – Dy persona janë arrestuar ndërsa një i tretë po procedohet penalisht në gjendje të lirë pas kapjes me 1.5 kg drogë marihuanë. Policia tha se në kuadër të një operacioni policor të realizuara nga strukturat antidrogë, u realizua arrestimi në flagrancë i shtetasve : Marsel Alfred Varka, 21 vjeç, banues Tiranë, si dhe shtetasit Kreshnik Bashkim Meta, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjithashtu u proçedua në gjendje të lirë shtetasi Alban Petrit Danga, 22 vjec, banues në Tiranë, i padënuar më parë.
Sipas policisë, pas një hetimi intesiv disa mujor mbi këto shtetas mbrëmë rreth orës 21.00’, në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, janë kapur me një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva” me peshë 1 kg e 500 gramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale si dhe u sekuestruan në cilësin e provës materiale dhe dy telefona celular.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojunë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi