Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

U ndatë, si të zgjidhni personin e duhur herën tjetër?!   Empty U ndatë, si të zgjidhni personin e duhur herën tjetër?!

Sun 25 Sep 2011 - 0:00
Të gjithë ne themi: “Herën tjetër do të jetë zgjedhja e duhur”. Si fillim pas ndarjeve duhet të bëni paqe me të kaluarën tuaj. Në shumicën e rasteve, kërkimi për një dashuri të re është pas ndërprerjes së një dashurie të mëparshme. Sipas psikologëve, kohëzgjatjen e zisë së një ndarjeje varion nga 3 muaj deri në 3 vjet. Megjithatë çdo ndarje mbetet një element thelbësor për tu marrë në konsideratë për një lidhje tjetër thotë trajneri i emocioneve Benedicte Ann. “Ju duhet të kuptoni arsyet për dështimin, për të kapërcyer dhimbjen sepse përndryshe ato arsye mund të shfaqen në lidhjen tjetër përsëri”, thotë Benedicte Ann.

“Për të shmangur ndjenjën e tradhëtisë, të braktisjes ju keni nevojë menjëherë të rregulloni këtë problem”, thotë Benedicte Ann. Benedicte Ann sugjeron të përsërisni se një burrë i cili ju braktis ndoshta nuk të përshtatej në mënyrën sesi ti kërkon të jetosh. Frika e fshehur, besimi i limituar etj, janë disa barriera që na pengojnë dhe ndikojnë në lidhjet tona, apo në takimet me njerëz të rinj. Ju duhet të merrni pjesë tuaj të përgjegjësisë për raportet tuaja të mëparshme. Benedicte Ann ju sugjeron që të përqendroheni më shumë tek vlerat tuaja, prirjet tuaja alb.com

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi