Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Si ta zgjidhni partnerin ideal Empty Si ta zgjidhni partnerin ideal

Tue 2 Oct 2012 - 22:22
Si ta zgjidhni partnerin ideal Perfect-300x217Në bazë të një studimi interesant të cilin e kanë bërë shkencëtarët britanikë, partnerin ideal do ta gjeni nëse e dini se në cilin vend gjendet ai në hierarkinë familjare. Psikologët besojnë se karakteri i secilit person zhvillohet në periudhën deri në vitin e gjashtë të jetës, ndërsa rol të madh në formimin e personalitetit luan edhe renditja e lindjes. Edhe pse ky nuk është faktori i vetëm në këtë mister, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e partnerit mund të tregohet shumë i rëndësishëm, sepse ju si fëmija më i madh në familje më së miri do të mund të përshtateshit me dikë që është rritur pa vëllezër e motra dhe anasjelltas. Në mënyrë që të kurseheni nga daljet me njerëz të gabuar, më poshtë keni një udhërrëfyes të vogël për gjetjen e partnerit më adekuat, vetëm me ndihmën e një pyetjeje: “A ke vëllezër dhe motra”?



Fëmija i parë dhe i fundit

Nëse jeni fëmija i parë i lindur në familje, ndërsa partneri juaj është i fundit dhe anasjelltas lidhja juaj ka shanse të mira të jetë e suksesshme. Fëmija i parë zakonisht bëhet një person i organizuar dhe i kujdesshëm, derisa i fundit bëhet një person që ka nevojë për mbështetje dhe kujdes dhe kështu në këtë mënyrë plotësohet ky çift. Fëmija i parë dëshiron dikë që ta dojë dhe të përkujdeset për të, ndërsa i fundit dëshiron dikë që do t’i ofrojë përkujdesje. Gjatë kësaj i fundit konsumon argëtimin e nevojshëm në lidhje sepse zakonisht është më i hapur.



Të dy fëmijë të parë

Nëse ju dhe partneri jeni fëmijët e parë në familje do t’ju duhet tepër forcë dhe durim, sepse ky nuk është një prej kombinimeve më të mira. Arsyeja është se të dy partnerët kanë një shpirt të zhvilluar garues dhe kështu gjithmonë do të luftojnë për dominim në lidhje.



Fëmija i mesëm dhe i fundit

Ky gjithashtu është një kombinim i mirë. Fëmijët e mesëm janë të gatshëm për kompromis dhe kështu gjithmonë do të kenë mirëkuptim për të gjitha dëshirat, teket dhe ndjekjen e idealeve të atyre që janë më të rinjtë në familje.



Dy fëmijë të mesëm

Në rast se ju dhe partneri juaj jeni fëmijë të mesëm lidhja juaj mund të jetë shumë e suksesshme. Kurthin e vetëm e fsheh pavendosmëria juaj, pra do të keni problem të vendosni për drejtimin që doni ta marrë jeta juaj, sa fëmijë do të keni, çfarë mobiliesh do të blini, por edhe se çfarë do të hani për darkë.



Fëmija i mesëm

dhe ai i vetëm

Fëmija i mesëm dhe fëmija i vetëm gjithashtu mirë përshtaten në lidhje. Fëmija i vetëm sigurisht do të dojë që ta marrë rolin udhëheqës, të cilin fëmija i mesëm gjithsesi do t’ia lejojë. Problemi që ka gjasa të paraqitet në këtë lidhje është pakënaqësia eventuale e fëmijës së mesëm për shkak të sasisë së kujdesit të cilën e përfiton dhe kërkon fëmija i vetëm.



Dy fëmijët e fundit

Fëmija i fundit në familje i cili për partner zgjedh dikë që gjithashtu është fëmija i fundit i lindur në familje do të ketë një lidhje shumë kreative. Nga ana tjetër, do të përballen me vështirësi kur duhet që të bëjnë ndonjë plan serioz për jetën, sepse u pëlqen kaosi në përditshmërinë e tyre.



Fëmija i parë

dhe fëmija i vetëm

Të lindurit e parë dhe të vetmit vështirë do të përshtaten në lidhje për shumë arsye. Fëmija i parë gjithmonë do të jetë i ndjeshëm ndaj emocioneve të fëmijës së vetëm, por nuk do të dëshirojë t’ia dorëzojë kontrollin në lidhje, gjë që mund të shkaktojë probleme dhe ta shndërrojë lidhjen në një zënkë emotive.



Fëmija i mesëm dhe i fundit

Fëmija i mesëm është zgjedhje e mirë për partner për fëmijën e mesëm në familje, sepse në përgjithësi fëmijët e mesëm përshtaten me të gjithë. Ata më së miri do t’ia dalin ta durojnë dëshirën e të fundit që të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, ndërsa të dyve barabartë u pëlqejnë aventurat dhe kurrë nuk do të kalojnë kohë monotone kur të jenë së bashku.



Fëmija i fundit dhe i vetmi

Edhe pse mund të tingëllojë befasuese, ky është një kombinim shumë i suksesshëm. Arsyeja është sepse i vetmi, i cili është i ndjeshëm dhe i kuptueshëm, me lehtësi do të kujdeset për partnerin i cili ka nevojë për kujdes. Kontributi të cilin e jep fëmija i fundit në këtë lidhje, reflektohet në sensin e tij për kreativitet dhe aventurë.



Dy fëmijë të vetëm

Kombinimi më i vështirë për një fëmijë të vetëm gjithsesi është lidhja me një fëmijë tjetër të vetëm. Vështirë lexojnë sinjalet emotive të tjetrit sepse përqendrohen tepër në vetvete, gjë që mund të shkaktojë mosmarrëveshje. Të dy duan të dominojnë dhe vështirë do t’i pranojnë dëshirat dhe urdhrat e tjetrit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi