Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ambulantët që nuk paguajnë taksa, Bashkia e Tiranës nis aksionin Empty Ambulantët që nuk paguajnë taksa, Bashkia e Tiranës nis aksionin

Sat 1 Oct 2011 - 13:40
Bashkia e Tiranës nisi sot fazën e parë të aksionit për lirimin e rrugëve, trotuareve dhe hapësirave publike të zëna nga subjekte tregëtare dhe ambulantët.Policia
Bashkiake e nisi punën në mëngjes herët, në zonën e rrugës së Elbasanit. Aksioni nisi sot në NjësinëBashkiake nr.1 dhe 2 e do të shtrihet në ditët në vijim, edhe në njësitë e tjera bashkiake të kryeqytetit. Në fazën e parë do të hiqen nga rrugët dhe nga trotuaret, mjetet e ngurta, vazot, tabelat, kangjellat, etj, mw tej karriget, tavolinat dhe paisjet e tjera. Nw fazwn e parw, nw focus janw 84 subjekte që kanë refuzuar të paguajnë detyrimet fiskale.“Pas lajmërimeve të përsëritura publike, sot Bashkia po kryen fazën e parë të aksionit për lirimin e rrugëve dhe trotuareve. Sot do të merren këto masa ndaj 84 subjekteve që kanë
refuzuar të paguajnë detyrimet fiskale. Aksioni do të vazhdojë dhe me 4 fazat e tjera, derisa trotuaret dhe rrugët t’u kthehen qytetarëve. Bashkia është e vendosur të zbatojë ligjin”, – u shpreh sot, drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.

Aksioni i Policisë Bashkiake do të vazhdojë edhe në 4 fazat e tjera, ku parashikohet të lirohen të gjithë rrugët dhe trotuaret e qytetit që bllokohen dhe zihen nga subjektet e ndryshme.

5 fazat e planit të Bashkisë janë:

Lirimi i hapësirave publike të zëna nga 84 subjekte fizike apo juridike, të cilët kanë refuzuar të paguajnë detyrimet fiskale.
Lirimi i hapësirave publike nga 151 kioska dhe subjekte pa leje, pavarësisht nëse paguajnë ose jo detyrimet fiskale.
Lirimi i hapësirave publike, nga 107 automjete që dergjen të palëvizura prej kohësh në rrugët e Tiranës. Bashkia e Tiranës u kërkon poseduesve të këtyre automjeteve, që të marrin masa për zhvendosjen e tyre, pasi në të kundërt këto mjete do të asgjësohen nga autoritetet bashkiake.
Lirimi i hapësirave publike nga 431 tregëtarë ambulantë, të cilët ushtrojnë aktivitetin pa asnjë bazë ligjore.
Lirimi i hapësirave publike nga të gjithë subjektet e tjera tregtare, duke përfshirë edhe ato që kanë paguar detyrimet deri më datë 1 tetor.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi