Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fobi nga burrat - Androfobia Empty Fobi nga burrat - Androfobia

Sun 2 Oct 2011 - 13:18
Asnjë burrë nuk më ka bërë kurrë asgjë të keqe dhe as që e ka lënduar. Thjeshtë frikësohem për vdekje prej tyre, thotë Emily e cila në moshën 14 vjeçare u zbulua se vuan nga androfobia. Britanikja Emily Day (26) është ende e virgjër pasi vuan nga frika e tmerrshme sa herë i afrohet një burrë, shkruan The Sun. Fobia e saj quhet androfobi. Ajo tha se i ka pasur frikë burrat tërë jetën e saj por as ajo vetë nuk e di se si filloi e tërë kjo.

“Ende jam e virgjër dhe nuk jam lesbike, femrat nuk më tërheqin seksualisht”, tha Emily.

Por kur takohet sy me sy me një burrë ajo nuk mund t’i shpëtojë frikës që e kaplon. Një problem i tillë vjen zakonisht si pasojë e ndonjë lloj keqtrajtimi, por jo në rastin e Emilys.

“Asnjë burrë kurrë nuk më ka bërë asgjë të keqe dhe as që më ka lënduar. Thjesht kam frikë prej tyre”, thotë Emily.

Ajo është rritur në një familje pa burra dhe dyshon se ky është burimi kryesorë i problemit të saj.

Fobi nga burrat - Androfobia 497158-forbidden-male
“Babai u nda nga nëna kur isha gjashtëvjeçare dhe më prej asaj kohe se kam parë”, rrëfeu Emily. Ajo kujton se për herë të parë ka ndier frikën nga burrat në moshën 13 vjeçare. Këtë problem së pari ia rrëfeu së ëmës në moshën 14 vjeçare. Ajo e dërgoi te mjeku i cili i sugjeroi një terapi psikologjike dhe stërvitje të frymëmarrjes për ta mposhtur frikën. Arriti të dilte në disa takime por kurrë nuk ka puthur asnjë djalë./ Shqiperia


Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Fobi nga burrat - Androfobia Empty Re: Fobi nga burrat - Androfobia

Sun 2 Oct 2011 - 13:27
Emily ka shum frig nga burrat dhe friga juka ba fobi mendoj do te ishte shum mir Emily te takohet me nje burr serioz meshatar i saj ama me kusht si aj burr te sillet mir me Emily dhe ajo pas disa dit ta kupto se burrat nuk jan te rrezikshum dhe ta kupton ajo se vetum me deshir te saj mundet te bajn zexs.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi