Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Korçë, aksioni Maliqi arreston 4 persona me dhjetë kilogramë drogë në makinë Empty Korçë, aksioni Maliqi arreston 4 persona me dhjetë kilogramë drogë në makinë

Tue 4 Oct 2011 - 15:20
Korçë, aksioni Maliqi arreston 4 persona me dhjetë kilogramë drogë në makinë Policia_vlore1
KORCE – Lajmifundit – Katër persona janë arrestuar nga policia e Korçës me akuzën e mbatjes së lëndëve narkotike. Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të policisë e cila theksois e ne dt 03.10.2011 u finalizua me sukses operacioni i koduar “Maliqi” ku be arrestimi ne flagrance i shtetasve Ajet Bazelli 50 vjec banues ne Maliq-Korce, Besmir Zguri 23 vjec banues ne Maliq-Korce, Nertil Zhupani 23 vjec banues ne Maliq-Korce dhe 4. Luan Prenjasi 24 vjec banues ne Maliq-Korce.
Sipas policisë, arrestimi i ketyre shtetasve u be pas nje operacioni te organizuar nga Drejtoria e Policise Qarkut Korce, ku diten e djeshme u be e mundur goditja, kapja dhe arrestimi ne flagrance i nje grupi kriminal, te cilet merreshin me prodhimin dhe shitjen e narkotikeve, ne disa qytete te qarkut tone, kryesisht Korce, Maliq, Pogradec dhe Bilisht.Ky grup kriminal ndiqej nga Seksioni Kunder Narkotikeve ne D.P.Q Korce ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Korce, me metoda speciale te hetimit per nje periudhe 3 mujore.
Gjate kapjes se ketyre shtetasve ne flagrance u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 10 kg “Marjuane” dhe bejme me dije se personat e lartpermendur po qarkullonin me automjetin tip Benc, me targa KO 9651 B nga qyteti i Maliqit ne drejtim te qytetit te Pogradecit.
Materialet iu referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per vepren penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.Gjithashtu theksojme se keta autore kane qene me precedent te meparshem per te njejten veper penale te cituar me lart.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi