Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

ISHP: Niveli i ndotjes në Tiranë, 2 herë mbi normat e lejuara Empty ISHP: Niveli i ndotjes në Tiranë, 2 herë mbi normat e lejuara

Tue 4 Oct 2011 - 15:21
ISHP: Niveli i ndotjes në Tiranë, 2 herë mbi normat e lejuara Tirana_ndotje
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë maturtë hënën më 3 tetor 2011 në qendër të Tiranës një nivel ndotje dy herë më të lartë sesa normat e lejuara.
Sipas specialistit të Ajrit, Agron Deliu, të gjithë elementët ndotës, si grimcat e imta apo dhe ato të forta të pluhurit janë në nivele shqetësuese, aq sa konsiderohen si kërcënim për jetën e njeriut. Për këtë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka renditur Shqipërinë ndër vendet me nivel më të lartë ndotjeje.
“Mesatarisht vlerat e cilësisë së ajrit në Tiranë, në pikën e qendrës janë rreth 2- 2.5 herë mbi normat e lejuara. Në një shkallë klasifikimi ndërkombëtare me 10 njësi,ku 4 është mirë, 7 është e rrezikshme dhe 10 është shumë e rrezikshme, Tirana si 9-mujor është 7.5″, tha Agron Deliu, Specialisti i Ajrit, ISHP.
E njëjta situate paraqitet edhe ne rrethet kryesore te vendit. Niveli i ndotjes edhe pse nuk është në ato përmasa sa në Tiranë, sërisht i tejkalon normat e caktuara nga OBSH.
“Në rrethe situata në parim, në pikat që ne matim, është dicka më mirë se në Tiranë, po përsa i përket përmbajtjes së grimcave të imta, në të gjithë rrethet janë mbi normat e BE. Dhe atje kjo lidhet me shkarkimet e rrugëve, sepse një pjesë e madhe e grimcave krijohet nga risuspendimi i tyre nga lëvizjet e trafikut”, vijon Deliu.
Këto ditë priten, që në disa rrethe të tjera të vendit të ngrihen stacione me laboratorë, të cilët do të matin ndotjen e ajrin. Ndërkohë pritet të mbahet dhe një takim urgjent nga përfaqësuesit e OBSH në vendin tonë me krere të institucioneve publike, ku do të lihen dhe detyra për zbutjen e nivelit të ndotjes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi