Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cerdhe private apo shtetërorë? Empty Cerdhe private apo shtetërorë?

Wed 5 Oct 2011 - 23:08

Cerdhe private apo shtetërorë?
05/10/2011 19:20
Facebook

Kohët e fundit shumë nëna dhe baballarë sjellin fëmijët për të disatin vit radhazi në çerdhe. Por ka edhe nga ata prindër që përballen për hërë të parë me këtë eksperiencë.

“Fëmija im nuk ndiehej mirë në çerdhen private. Kishte ambiente të vogla. Ishte si e traumatizuar. Iu bë si makth. Ishte pikërisht ai momenti që vendosëm të vinim në një kopësht, çerdhe shtetërore”, shprehet babai i një fëmije.

Miri është një nga prindërit që këtë vit ka transferuar vogëlushen e tij nga çerdhja private në një çerdhe shtetërore. Por, ai nuk është prindi i vetëm që i është rikthyer shtetërorit. Vetëm në çerdhen “Pranvera” ka pasur rreth 10 kalime. Diana, drejtoresha e kësaj çerdheje na tregon për kushtet që i ofrohen një fëmije në ambientet e çerdhes që ajo drejton: “Ne ofrojmë hapësira më të mëdha, staf të specializuar, ushqim me standarde, çmime të ulta, kontroll të vazhdueshëm, zhvillim psikologjik, fizik, social, intelektual dhe gjuhësor.”

Dikur çerdhet dhe kopshtet shtetërore ishin baza e parë e formimit të fëmijëve. Prindi nuk kishte shumë mundësi përzgjedhjeje, veçse ta dërgonte fëmijën në çerdhen apo kopshtin e lagjes së cilës i përkiste.

Ndërkohë, pas viteve ’90 në Shqipëri filluan të hapen kopshtet e para private, si një zgjedhje alternative. Duke paguar më shumë, rritej kërkesa për shërbim më të mirë, përkujdes më të madh, ushqim dhe ambiente më cilësore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia, në Shqipëri ka 71 670 fëmijë që frekuentojnë kopshtet shtetërore dhe vetëm 3512 fëmijë që frekuentojnë kopshtet private. Cerdhet shtetërore në Tiranë frekuentohen nga 1800 fëmijë, kurse për çerdhet private nuk ka statistika të sakta.

Largimet dhe regjistrimet e reja janë të pranishme. Vihet re një rritje e kerkesave për t’u regjistruar tek çerdhet publike, por nuk ka një përllogaritje të saktë të kalimit të fëmijëve nga çerdhet dhe kopshtet private në ato shtetërore. Ka shpjegime të ndryshme, por ishte vetëm Blerina, një nga administrueset e pakta të kopshteve private që pranoi të fliste për këtë cështje: “Natyrisht që ka largime, por për arsye të ndryshme. Disa prej tyre kanë kapriço. Nuk i përputhet orari ose edhe për arsye financiare”

Por, pavarësisht të gjithave, arsyen e vërtetë të përzgjedhjes e di vetëm prindi. Vetëm ata e dinë se çfarë është më e mira për fëmijët e tyre dhe se si duan ata t’i rrisin e t’i edukojnë ata. E rëndësishme është të bëhet zgjedhja e duhur e së ardhmes për të voglin ose të voglën e tyre.

Ndonjëherë konkurrenca shërben pozitivisht në një rritje cilësore të kushteve për të konkurruar me kopshtet dhe çerdhet e tjera private dhe shtetërore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi