Matura shtetërore, 6 kriteret për tu futur në provime
Wed 18 Apr 2012 - 15:44
Entela Resuli
Më parë mund të të ketë ndihmuar, motra apo vëllai më i madh ndërsa tani gjithçka duhet ta mësosh vetë. Nuk bëhet fjalë për një detyrë shkolle, por për tre vitet e gjimnazit. Sistemi ka ndryshuar dhe me këto ndryshime janë përballur mësuesit, por edhe nxënësit të cilët para tre vitesh kaluan nga klasa e nëntë në atë të dhjetë. Ky është viti i parë ku matura shtetërore del me sistemin tre vjeçar dhe për më tepër në këto tre vite është aplikuar sistemi i lëndës me kredite. Tani që edhe pak javë i ndajnë nga provimi i maturës shtetërore nxënësit duhet të dinë 6 kriteret bazë për tu futur në provime, në të kundërt skualifikohen dhe iu digjet viti shkollor. Çdo gjimnazist përveç lëndëve bazë duhet të bëjë edhe lëndë me zgjedhje që të plotësojë numrin 90 të krediteve, aq sa i duhen për të marrë diplomën e shkollës së mesme.
Po si është realizuar ky proces gjatë këtij brezi. Vojsava Thanasi, drejtoresha e shkollës Ismail Qemali, një prej gjimnazeve më të mira në Tiranë, na tregoi për vështirësitë që ka pasur dhe mënyrën se si ka punuar me nxënësit gjatë këtyre tre viteve. Ajo tha se i gjithë ky proces është i ndërlikuar, por është një sistem i mirë vlerësimi. Normalisht, në shkolla, tregohet kujdes nga drejtuesit që çdo nxënës të plotësojë brenda një viti minimumi 30 kredite dhe maksimumi mund të plotësojë 32, më shumë nuk lejohet, tha drejtoresha Thanasi duke shtuar se ka pasur vështirësi, gjimnazet e Tiranës përballen gjithmonë me lëvizje nxënësish sidomos të ardhurve nga rrethet apo zonat e tjera. E gjithë kjo sipas drejtoreshës duhet shmangur.
Gjithë problemi është për lëvizjet nga një shkollë, në një tjetër. Udhëzimi i kurrikulës së re e thotë që nxënësit nuk duhet të lëvizin nga shkolla në shkollë, madje as nga qyteti në zonën rurale ku ka mjet transporti. Vetëm kur vinë nga ndonjë rreth duhen parë mirë lëndët se më pas është e vështirë të kapin ritmin, secila shkollë ka mënyrën e vet të të punuarit. Bërthama është e njëjtë në të gjithë Shqipërinë, por bëhet fjalë për lëndët me zgjedhje. Gjithsej janë 6 orë dhe katër orë janë me zgjedhje, që do të thotë; 2 zgjedhje të detyruara dhe dy të lira, pohon Thanasi.
Rruga drejt diplomës!
Për të gjithë ata që janë në vitin e parë apo të dytë gjimnaz, apo që këtë vit do të jenë në vitin e parë duhet të ndjekin dhe të zbatojnë me vëmendje disa rregulla. Sepse në të kundërt rruga e marrjes së diplomës së shkollës së mesme do të marrë tjetër drejtim.
Për ata, që aktualisht po i nënshtrohen sistemit të ri të shkollës së mesme, pra ku lëndët janë të ndara në kurrikul bazë dhe kurrikul me zgjedhje, gjimnazisti mund të futet në provimet e Maturës Shtetërore kur ai njëherësh: është kalues në të tri klasat e gjimnazit; ka fituar të paktën 90 kredite gjatë gjimnazit; ka fituar 10-12 kredite për kurrikulën me zgjedhje të detyruar dhe 5-7 kredite për kurrikulën me zgjedhje të lirë; ka fituar të paktën 1 kredit për modulet profesionale; ka fituar 0,5 kredite për shërbimin komunitar; ka fituar 0,5 kredite për projektet kurrikulare në nivel shkolle ose disa klasash.
Ngele? Përsërite lëndën ose zgjidh një tjetër me të njëjtat kredite
Si provim i detyruar është: Matematika bërthamë, Gjuha shqipe dhe letërsia bërthamë, Gjuha e huaj e parë. Në provimin për lëndët me zgjedhje konsiderohen tri lëndë të veçanta, p.sh.: fizika bërthamë, fizika e zbatuar dhe fizika e thelluar. Për provimin në lëndët me zgjedhje, nxënësi mund të përzgjedhë: nga lëndët bërthamë, përveç matematikës bërthamë, gjuhës shqipe dhe letërsisë si dhe gjuhës së huaj të parë, nga lëndët me zgjedhje të detyruar. Gjithashtu, të gjithë nxënësit duhet të sigurojnë një numër të caktuar kreditesh në provimet e lëndëve me zgjedhje, numër ky që nuk mund të jetë më pak se sa 8 kredite.
Për provimin në lëndët me zgjedhje nxënësi duhet të përzgjedhë jo më pak se dy lëndë dhe jo më shumë se katër lëndë. Kur nxënësi mbetet në një ose më shumë lëndë të Maturës Shtetërore, ka të drejtë t’i japë përsëri ato vetëm në vitin ose vitet pasardhëse të Maturës Shtetërore. Kur nxënësi është mbetës në lëndë të provimit me zgjedhje të Maturës Shtetërore, ka të drejtë që në atë vit ose vitet pasardhëse të Maturës Shtetërore të japë përsëri lëndën ose lëndët ku është mbetës, ose ai mund të përzgjedhë edhe lëndë tjetër të re për ta dhënë provim, por me kushtin që shuma e krediteve për lëndët e provimit me zgjedhje të jetë të paktën 8. P.sh., një nxënës ka dhënë në provimin me zgjedhje këto lëndë: biologjia bërthamë (4 kredite), biologjia e zbatuar (2 kredite) dhe biologjia e thelluar (2 kredite), por mbetet vetëm te biologjia e thelluar. Në vitin ose vitet pasardhëse të Maturës Shtetërore ai duhet të plotësojë shumën e të paktën 8 krediteve. Nxënësi mund të japë përsëri provim biologjinë e thelluar ose ndonjë lëndë tjetër, si psikologjinë ose një gjuhë të huaj të dytë. Nga ana tjetër, kush do ta mendonte se shërbimi komunitar do të jetë më detyrim për çdo maturant dhe askush nuk do të mundet të marrë diplomën e shkollës së mesme dhe aq më tepër të pranohet në universitet nëse nuk ka kryer shërbimin komunitar. Kjo është me detyrim për të gjithë nxënësit pa asnjë dallim. Edhe një fëmijë deputeti a ministri edhe fëmijët e punëtorëve të thjeshtë do të kryejnë me detyrim shërbim komunitar, pohon drejtori i Arsimit Parauniversitar, Fatmir Vejsiu duke shtuar se ky shërbim do të jetë plot 18 orë.
Drejtoresha Vojsava Thanasi
Ky është viti i parë për ne që del diploma tre vjeçare. Mbase ka pasur vështirësi se e reja gjithmonë përballet me probleme, por kemi bërë goxha punë me nxënësit, me prindërit, me fletushka të ndryshme informuese.
Arnold Kadiu, nxënës
Deri diku e kemi patur të vështirë të përshtatemi pak me sistemin e ri duke marrë shkas edhe nga të afërmit që kemi pasur, apo motra e vëllezër më të mëdhenj. Për ne ishte hera e parë. Përshtatjen na u desh ta nisnim nga vetja. Ishte e vështirë, kjo jo në raport me informimin, por si një gjë e re që u fut rishtas. Zgjedhjen e lëndëve e kam bërë si spontane, si të parët që jemi, ashtu veprova i shtyrë nga momenti pa u menduar gjatë.
Fizeleni Lekli
Fillimisht, kur dëgjova fjalën kredite u tremba pak se mendova se do të ishte e vështirë, por mora informacionin e duhur dhe shumë shpejt u ambientova. Mësova se duhet të kisha 90 kredite deri në përfundim të vitit të tretë e ndërkohe lëndët me zgjedhje i kam zgjedhur në bazë të preferencave të mia dhe jam shumë e lumtur për këtë, një prej tyre është edhe Fizika e thelluar që e kam këtë vit.
Rea Luni
Jam viti i fundit në gjimnaz dhe pres të konkuroj në shkollë të lartë. Puna që kanë bërë mësuesit me ne nuk na ka sjell probleme në informimin dhe përshtatjen më këtë sistem të ri. Kam marrë informacionin e duhur jo vetëm nga mësuesit, por edhe nga ëebsiti i shkollës dhe nuk kam pasur asnjë problem në lidhje me plotësimin e numrit të krediteve. Na informuan që në vit të parë dhe në vitin e dytë kemi marrë akoma më shumë informacione.
Brunilda Manaj
Për çdo problem që kemi pasur i jemi drejtuar stafit mësimor dhe në çdo kohë ata na kanë informuar në lidhje me pikëpyetjet tona në raport me rregullat e reja që janë futur këto kohë. Në ishim brezi i parë me sistemi tre vjeçar, por edhe me këtë mënyrë të re vlerësimi. I kemi përdorur të gjitha rrugët e informimit qoftë edhe ato elektronike.
Plotëso këto kritere që mos të shkojnë tri vite dëm
Kriteri 1
Numri minimal i krediteve që duhet të sigurojë një nxënës në gjimnaz është 90. Numri maksimal i krediteve që një nxënës mund të marrë është 96. Nxënësi merr 96 kredite vetëm nëse zhvillon 2 orë mësimi shtesë në javë.
Kriteri 2
Nga 90 kreditet, 73 kredite i përkasin kur info arkiva

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi