Djali i Remzi Hoxhës: Të ekstradohet Ilir Kumbaro! Kemi 16 vite që presim drejtësi
Mon 10 Oct 2011 - 20:33
Djali i biznesmenit të zhdukur Remzi Hoxha është shfaqur para medias ditën e sote duke kërkuar ekstradimin e ish-SHIK-asit Ilir Kumbaro. “Jemi këtu për shkak se është lajmëruar që më 14 tetor Gjykata e Lartë e Shqipërisë kthen për gjykim çështjen e Ilir Kumbaros, ish-shikasit që rrëmbeu, torturoi dhe më pas zhduku babain tim, Remzi Hoxhën, 16 vite më parë. Jemi këtu për t’i treguar Drejtësisë së Shqipërisë se vendimi i tyre i stërvonuar është duke u pritur nga çdo shqiptar, kudo që jeton. Ky vendim do t’i dëshmojë çdo shqiptari nëse në Shqipëri ka drejtësi, apo drejtësia është akoma e ozurpuar nga klanet mafioze shtetërore”, u shpreh Ardian Hoxha. Në konstatimin e tij Shaqa Shatri është gjallë ndërsa pak ditë më parë ai doli në një television ëpr të deklaruar se jeton në fshatin Kushnin të Kosovës. “Ai në detaje tregoi se si i është vjedhur dokumentacioni dhe identiteti i tij, dhe u deklarua se e dënon vjedhjen e identitetit të tij nga Ilir Kumbaro dhe përfitimet e tija nga Qeveria Britanike në emrin e tij. Për mbi 15 vite Ilir Kumbaro fshihet në Britani të Madhe me identitetin e vjedhur të Shaqa Shatrit. Kjo është një dëshmi e gjallë se Ilir Kumbaro nuk e ka aspak problem të merr identitetin e tjetërkujt, ashtu si nuk e kishte problem t’ia merr jetën babait tim”, tha djali i Remziut. Sot, vijoi ai, jemi ketu për të kërkuar nga Drejtësia Shqiptare që të vendos për të drejtën, duke urdhëruar ekstradimin e Ilir Kumbaros për në Shqipëri, dhe të na e dëshmojë se në Shqipëri ka drejtësi. Të na dëshmojë se në Shqipëri mund të jetohet. Të na dëshmojë se Shqipëria nuk i zhduk dhe vret më Shqiptarët nga Maqedonia dhe Kosova. Të na dëshmojë se jemi të mirëseardhur në Shqipëri. Për 16 vite jemi duke pritur për drejtësi. Për 16 vite po kërkojmë fatin e babait tim. Për 16 vite po kërkojmë eshtrat e tija. Për 16 vite po mundohemi t’ia bëjmë një varr. Lus Zotin që kjo që i ka ndodhur babait tim dhe familjes time të jetë e fundit në Shqipëri”, tha Ardiani.
- Djali i Remzi Hoxhës: Berisha më vrau babain nga frika e zbardhjes së takimeve “sekrete”
- Flet djali i Enver Hoxhës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë
- Hamëz Jashari: Sot kemi profesora, akademika dhe i kemi shti vesht n’lesh
- Babai i Elhaidës:Kemi financuar vetë gjithçka, asnjëherë nuk kemi pasur mbështetjen e shtetit
- Berisha uron Samaras: Ju presim në Tiranë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi