Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berisha uron Samaras: Ju presim në Tiranë Empty Berisha uron Samaras: Ju presim në Tiranë

Tue 8 May 2012 - 21:06
Tiranë, 7 maj 2012, NOA – Një ditë pas fitores në zgjedhjet parlamentare
në Greqi, kryeministri Sali Berisha uroi liderin e partisë “Demokracia e
Re”, Antonis Samaras për fitoren e arritur, raporton agjencia e lajmeve
NOA.al.

Në një mesazh urimi të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë,
zoti Berisha i shkruan Kryetarit të “Demokracia e Re” se “Kam bindjen e
thellë se duke votuar për ju në timonin e qeverisjes së vendit të tyre,
zgjedhësit grekë kanë bërë zgjedhjen më të mirë për ta dhe për të
ardhmen e vendit tuaj. Vendosmëria dhe vizioni juaj janë një garanci e
madhe për nxjerrjen nga kriza të Greqisë mike dhe vendosjen e saj në
rrugën e prosperitetit që meriton”, tha kryeministri Berisha.

Sipas Berishës, nën drejtimin e Samaras, Greqia do t’i arrijë objektivat e saj.

“Dëshiroj me këtë rast t'ju siguroj se mbetem tërësisht i interesuar dhe
i vendosur për një bashkëpunim të ngushtë e të gjithanshëm midis të dy
forcave politike, të dy vendeve e kombeve tona në interesin më të mirë
dypalësh dhe atë të rajonit në tërësi.

Duke shpresuar t'ju pres në Tiranë, në kohën më të përshtatshme për ju,
edhe një herë pranoni, i dashur mik, urimet e mia më të mira për fitoren
në zgjedhjet e djeshme”, përfundon mesazhin e urimit kryeministri Sali
Berisha.

“Nea Dimokratia” e drejtuar nga Antonis Samaras fitoi në zgjedhjet e 6 majit thuajse 19 % të votave të grekëve.

Antonis Samaras u mandatua nga presidenti Carolios Papulias të nisë negociatat për formimin e qeverisë së re.

Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave, Greqia rrezikon të shkojë rishtas në zgjedhje.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi