Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha uron nxënësin: “Shqipëria një nga vendet e zhvilluara në arsim” Empty Berisha uron nxënësin: “Shqipëria një nga vendet e zhvilluara në arsim”

Mon 10 Sep 2012 - 10:18
Berisha uron nxënësin: “Shqipëria një nga vendet e zhvilluara në arsim” Berisha3Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2012-2013, kryeministri Berisha ka uruar sot nxënësit nga shkolla “Besëlidhja” në Lezhë të cilën e vizitoi me këtë rast. Gjatë fjalës së tij, theksoi se qeveria ka dëshmuar gjatë këtyre viteve përkushtimin e saj ndaj arsimit, si një nga prioritetet kryesore, duke bërë të mundur ndërtimin e shkollave dhe rritjen e rrogave për mësuesit.
“Sot nisin garën e dijes 560 mijë nxënës në të gjithë vendin, prej të cilëve 36 mijë janë për herë të parë në bankat e shkollës. Shkolla është vatra e dytë më e ngrohtë pas familjes, dhe për këtë një mirënjohje shkon për të gjithë mësuesit. Kjo mazhorancë ka dëshmuar gjatë këtyre viteve përkushtimin e saj ndaj arsimit dhe fakt i kësaj janë ndërtimi apo rikonstruksioni i 12 shkollave vetëm në rrethin e Lezhës me vlerë 500 milionë lekë. Kemi shtrirë internetin në çdo shkollë dhe kemi mundësuar laboratore moderne. Mësuesit kanë marrë vlerësim maksimal, pasi në kohë rekord paga e tyre është rritur me 120 %” , tha mes të tjerash kryeministri Berisha
Më tej ai premtoi vazhdimësi të përkushtimit të qeverisë së tij ndaj arsimit në mënyrë që Shqipëria të arrijë vendet e zhvilluar në fushën e dijes.
“Shqipëria e dijes do të jetë Shqipëria e zhvilluar. Kemi arritur vendet e zhvilluara në arsim, pasi 91 % e nxënësve që përfundojnë shkollën 9-vjeçare vazhdojnë shkollën e mesme, dhe 71 përqind e atyre që përfundojnë arsimin e mesëm ndjekin arsimin e lartë. Këtë vit nxënësit e klasave të para kanë abetaren e parë mbarëkombëtare”, theksoi Berisha./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi