Gjirokastër, 71-vjeçari arrestohet për zjarrvënie tek Bregu i Glinës
Tue 11 Oct 2011 - 15:10
Një person i moshës 71-vjeç është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës për akuzën e zjarrvënies. Burimet zyrtare kanë thënë se shtetasi Spiro Qiro, 71 vjeç nga fshati Vllaho-Goranxi nga Komuna e Dropullit të Poshtëm është arrestuar, pasi në vendin e quajtur Bregu i Glinës poshtë fshatit Glinë, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe kullote të marrë me qera nga komuna. Arsyeja e zjarrvënies sipas të arrestuarit, ka qenë rigjenerimi i saj.
Për shkak të reës, flakët e zjarrit, dolën nga kontrolli dhe për pasojë, u përhapën me shpejtësi duke prekur një sipërfaqje të madhe kullote. Bilanci i dëmeve të shkaktuara nga zjarrvënia ishte 1 ha kullotë e djegur dhe shkurre pronë e fshatit Glinë.
Flakët kanë rrezikuar seriozisht edhe disa banesa në hyrje të fshatit Glinë, por ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse dhe të forcave të policisë përfshirë edhe banorët e zonës, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Arrestimi i 71 vjecarit, është i 15 për këtë periudhë i ndërmarrë nga forcat e poolicisë së Gjirokastrës për zjarrvënie të qëllimshme.
- Gjirokastër, policia arreston 14 persona për zjarrvënie
- Gjirokastër, arrestohet grabitësi i tri kishave
- Gjirokastër, oficeri i policisë arrestohet me 75 kg drogë
- Gjirokastër, bllokohen 20 kg drogë Lazarati, arrestohet transportuesi
- Makina del nga rruga në Gjirokastër-Tepelenë, vdes 22-vjeçari, dy të çlagosur
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi