Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gjirokastër, arrestohet grabitësi i tri kishave Empty Gjirokastër, arrestohet grabitësi i tri kishave

Sat 2 Apr 2011 - 12:11
Gjirokaster – Lajmifundit – Një person i akuzuar për grabitjen e kishave u arrestua sot nga policia e Gjirokastrës. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të cilat thanë se shtetasi Bujar Kalemi, 36 vjeç, nga Zhapokika e Tepelenës, i dënaur edhe më parë për vjedhje u prangos rreth orës 19:30 të së premtes, pasi dyshohet se rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj dite ka tentuar të vjedhë me thyerje Kishën e fshatit Labovë e Kryqit , komuna Qendër Libohovë.
Në një deklaratë zyrtare të policisë, thuhet se i arrestuari pasi ka thyer derën e jashtme të kishës, ka hyrë në ambjentet e saj ku ka tentuar të shpërthejë me një levë hekuri kasafortën ku hidhen lekët nga besimtarët.
“Në këtë moment është diktuar nga kujdestrai i kishës, i cili ka lajmëruar Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër. Menjëherë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe të Drejtorisë së Policisë së Qarkut kanë shkuar në drejtim të fshatit Labovë”, thekson policia.
Sipas saj, pasi është bërë rrethimi i zonës rreth orës 08:00, ky shtetas është kapur nga ana e Policisë në një kodër mbi fshat dhe është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
I arrestuari rezulton të jetë edhe autor i një sërë vjedhjesh të kishave të ndodhura gjatë vitti 2009 në rrethin e Gjirokastrës dhe konkretisht:
Më datën 01.10.2009, ky shtetas ka vjedhur me thyerje kishën e fshatit Goranxi të Komunës Dropulli i Poshtëm Gjirokastër ku ka marrë një shumë të konsiderueshme lekë dhe euro .
Më datën 03.10.2009, ky shtetas ka vjedhur me thyerje kishën "Shën Parashqevi", të fshatit Terihat të Komunës Dropulli i Poshtëm Gjirokastër ku ka marrë lekët dhe eurot që ishin në kasafortë si dhe dy ikona te vogla.
Më datën 14.10.2009, ky shtetas ka vjedhur me thyerje kishën e fshatit Poliçan të Komunës Pogon Gjirokastër ku ka marrë në kasafortë lekët dhe eurot.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi