Policia britanike kap nëntë klandestinë shqiptarë të fshehur në kamion
Sat 15 Oct 2011 - 1:24
Nëntë shqiptarë të fshehur në skutat e një kamioni të ngarkuar me mobilje që shkonte drejt Britanisë së Madhe kanë përfunduar në duart e policisë. Ata kishin kaluar plot 14 orë në të tilla kushte duke udhëtuar derisa janë zbuluar prej policisë kufitare. Kjo e fundit kishte pikasur kamionin me targa Rumanie i cili kishte patur një kontratë për të dërguar disa mobilje në një dyqan të IKEA-s në Gateshead. Lëvizjet e qenve të kontrollit kufitar dhe dyshimet e shprehur kanë çuar policët deri tek kontrolli i imtësishëm në këtë terminal. Media britanike thotë se shqiptarët ishin të mbuluar me baltë, të vendosur pirg mbi njëri-tjetrin dhe të gjithë të moshës mes 20-50 vjeç. Ata janë marrë në pyetje nga policia përpara se të ktheheshin mbrapsht në Holandë prej nga ku kishin ardhur. Javës së kaluar kamioni ishte nisur nga Bukureshti në Rumani dhe kishte udhëtuar përmes Evropës e në Amsterdam mori shqiptarët të cilët ishin të dëshpëruar në dëshirën e tyre për të mbërritur në Britaninë e Madhe.
- Drogë e fshehur në blloqet e mermerit. Arrestohen 3 shqiptarë (VIDEO)
- Policia greke rikthen operacionet “Fshesa”, përzihen qindra shqiptarë
- Sarandë, policia greke kthen mbrapsht tre shtetas shqiptarë
- Si u krijua policia shqiptare, dokumente dhe foto të rralla nga Hilë Lushaku
- Policia shqiptare: Në Greqi nuk është kapur asnjë “drogë e re” nga Shqipëria
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi