Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

PDIU: Veriu i Kosovës, çështje mbarëkombëtare Empty PDIU: Veriu i Kosovës, çështje mbarëkombëtare

Wed 19 Oct 2011 - 14:30
Lajme Shqip-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përkrah pa rezerva marrëveshjen e arritur ndërmjet forcave të KFOR-it dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për pikat doganore në pjesën veriore të shtetit.

Kjo marrëveshje sipas PDIU-së përbën hapin e parë të domosdoshëm drejt vendosjes së sundimit të ligjit në veriun e Kosovës.

Njëkohësisht, PDIU dënon çdo propozim dhe ide për dhënien e një statusi special për veriun e Kosovës, si një propozim që do të ringjallte konfliktet e vjetra në Ballkan dhe që nuk i shërben të ardhmes evropiane të rajonit.

“Çështja e pjesës veriore të Kosovës, nuk është një çështje që i takon vetëm Kosovës, por i takon mbarë kombit shqiptar. Si pasojë, çdo tentativë për një status special për veriun e Kosovës do të përballet me një reagim mbarëkombëtar” tha Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në PDIU, Ardit Bido.

PDIU ripërsëriti thirrjen ndaj Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për nisjen e bashkimit ekonomik mes dy vendeve.

“Sot, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që dy tregjet të integrohen, duke fuqizuar në këtë mënyrë ekonominë në të dyja vendet dhe duke arritur një kohezion të domosdoshëm kombëtar”, nënvizoi Bidon ë emër të PDIU-së.

mit/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi