Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Berisha: Ligën mbarëkombëtare do ta krijojmë! Gëzuar!  Empty Berisha: Ligën mbarëkombëtare do ta krijojmë! Gëzuar!

Mon 7 Jan 2013 - 13:49
Berisha: Ligën mbarëkombëtare do ta krijojmë! Gëzuar!  Largea_sali-berisha1357511861Shqiptarët po bashkohen

Ideja
për një lig të përbashkët futbolli është pritur me entuziazëm,
veçanërisht nga adhuruesit e futbollit shqiptar, ka deklaruar sonte Sali
Berisha, kryeministri i Shqipërisë. “Të dashur miq, ideja e një Lige
mbarëkombëtare të futbollit duket se është pritur me entuziazëm në
tërësi, por në mënyrë të veçantë nga tifozët kuq e zi, si një akt tjetër
në rrugën e bashkimit kombëtar”, shkroi Berisha në rrjetin social në
fcb. Ai thotë se inspirim për të ishin vetë tifozët kuq e zi. “Në të
vërtetë janë tifozët e mrekullueshëm kuq e zi frymëzues të krijimit të
Ligës mbarëkombëtare të futbollit shqiptar. Ata prej vitesh bashkuan
entuziazmin mbarëkombëtar të futbollit shqiptar dhe u bënë si të thuash
zgalemat e bashkimit kombëtar”, thotë Berisha.
Më pas Berisha rrëfen
për një kujtim të tij me tifozët kuq e zi. “Më kujtohet një ditë një
ndeshje ndërkombëtare se si ata kishin "veshur" Tiranën kuq e zi. Një
diplomat i huaj kurioz dhe disi i shqetësuar më pyeti se ç'po ndodhte
kështu. Unë iu përgjigja shkurt: Shqiptarët po bashkohen, Tirana sot siç
e shikon është e tyre dhe duket më e re dhe më e bukur se kurrë”, thotë
Berisha.
Berisha thekson se as nuk mund të ekzistonte as ideja
për një ligë të përbashkët gjatë kohës së pushtimit të Kosovës dhe të
diktaturës në Shqipëri. “Më parë krijimi i Ligës mbarëkombëtare të
futbollit nuk mund të pranohej kurrë nga pushtuesit dhe diktatura. Sot
jemi të lirë dhe asgjë nuk mund të pengojë ekipet e qyteteve të trojeve
etnike shqiptare të ndeshen njëri me tjetrin. Ato nuk kanë nevoje të
marrin leje për ndeshjet e tyre jo miqësore por vëllazërore për
bashkimin e kombit, futbollit të tij. Në fillim Liga nuk do të ndryshojë
përfaqësimin ndërkombëtar të futbollit shqiptar, por do t'i jap një hov
të ri futbollit në trojet etnike shqiptare, talenteve dhe yjeve të
futbollit shqiptar. Ne do ta krijojmë atë! Gëzuar”, Sali Berisha (sb). BS
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Berisha: Ligën mbarëkombëtare do ta krijojmë! Gëzuar!  Empty Re: Berisha: Ligën mbarëkombëtare do ta krijojmë! Gëzuar!

Mon 7 Jan 2013 - 14:01
Message reputation : 0% (1 vote)
ide dhe projekt shuum i mire vertet eshte per ta pershendetur...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Berisha: Ligën mbarëkombëtare do ta krijojmë! Gëzuar!  Empty Re: Berisha: Ligën mbarëkombëtare do ta krijojmë! Gëzuar!

Mon 7 Jan 2013 - 14:17
Message reputation : 100% (1 vote)
Maskarai
po i vjen fundi kermes qe qelbi krejt vendin e SHqiponjave afro
Sponsored content

Berisha: Ligën mbarëkombëtare do ta krijojmë! Gëzuar!  Empty Re: Berisha: Ligën mbarëkombëtare do ta krijojmë! Gëzuar!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi