Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Athinë, 70 mijë në protestë, qindra plagosen nga policia Empty Athinë, 70 mijë në protestë, qindra plagosen nga policia

Thu 20 Oct 2011 - 14:34
Athinë, 70 mijë në protestë, qindra plagosen nga policia Athine_protest-300x173
Përleshje të shumta me policinë kanë ndodhur në mes të një greve 48 orëshe që ka paralizuar Greqinë.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër protetsuesve, por nuk i ka dalë të mbajë nën kontroll indinjatën e tyre. Protestestuesit i vunë zjarrin një vendroje presidenciale jashtë parlamentit ndërsa një person u mbulua nga flakët e një bombe molotov.
Bëhet fjalë për protestën më të madhe të dy viteve që kur nisi kriza, kjo e kësaj të mërkure në Athinë, Mbi 70 mijë persona u mblodhën në sheshin Sintagma, jashtë parlamentit, ndërsa deputetët përgatiten të votojë paketën e re të masave të kursimit të Qeverisë papandreu. Kjo paketë ka ndezur zemërimin e qytetarëve, të cilët duket se nuk po dinë se cfarë të bëjnë më që të ndalin shkurtimet e reja në buxhet dhe prekjen e vendeve të tyre të punës.
Kriza greke po kërcënin qëndrueshmërinë e euros dhe huadhënësit ndërkombëtarë të Athinës po kërkojnë masa gjithnjë e më të ashpra për të arritur reduktimin e deficitit. Por, Athina nuk po mundet të përmbushë objektivat e kërkuara, duke u detyruar kohë pas kohe të shtrëngojë edhe më shumë rripin e shpenzimeve. Ministri i Financave, Evanxhelos Venizelos tha se paketa e Qeverisë duhet të miratohet me patjetër për të parandaluar përkeqësimin e situatës.
“Na duhet të shpjegojmë për qytetarët, për njerëzit që na kanë dhënë mandatin të veprojmë në emër të tyre, se fatkeqësisht është absolutisht e nevojshme të kalojmë përmes kësaj faze në mënyrë që të ndalim më të keqen”, tha Venizellos.
Qeveria Papandreu përballet me kundërshti edhe nga radhët e PASOK, por sipas gjasave, i ka votat e nevojshme për ta miratuar planin e kursimit, sipas të cilit parashikohen taksa më të larta, shkurtime të mëtejshme të pensioneve dhe rrogave si dhe anulimin e kontratave kolektive të punës. Plani parashikon edhe pezullimin e 30 mijë nëpunëve civile, që do të kalojnë në rezervë. Greqia e gjen veten me papunësi të lartë, ekonomi në stanjacion dhe një borxh qeveritar 162 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi