Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Doni të jetoni deri 100 vjeç? Shumë e thjeshtë Empty Doni të jetoni deri 100 vjeç? Shumë e thjeshtë

Sun 23 Oct 2011 - 2:32
Shumë njerëz do të mund të jetonin deri në moshën 100-vjeçare, nëse do të ndiqnin shtatë hapa të thjeshtë, zbuloi një studim i një kardiologu kanadez.Sipas tij, në kushtet e jetës moderne, 90% e njerëzve mund të arrijnë pa problem në të paktën 90 vjeç ose 100, ndonjëherë edhe më shumë. Kontrollimi i dietës, i kolesterolit dhe mosabuzimi me alkoolin e duhanin janë disa prej elementeve të thjeshtë që e bëjnë jetën më të gjatë.Këto janë shtatë gjërat që duhet të bëjmë nëse duam të shohim një shekull jetë.1. Bëhuni aktivitë - Studimet tregojnë se jeta sedentare i privon një njeri deri në katër vjet jetë mesatarisht. Njerëzit që nuk bëjnë një jetë aktive, preken dy herë më shumë nga infarktet apo sëmundjet e zemrës.

2. Kontrolli i kolesterolit - Nivelet e larta të kolesterolit bëjnë që nivele të larta yndyrre të depozitohen nëpër arteriet kryesore, duke rritur kështu mundësinë për infarkt dhe semundje të tjera kardiovaskulare.

3. Hani shëndetëshëm - Një dietë e shëndetshme është e domosdoshme për të jetuar gjatë. Sa më shumë fruta dhe perime kanë një impakt shumë të mirë mbi shëndetin.

4. Kontrolloni tensionin - Tensioni i lartë quhet ndryshe “vrasësi i heshtur”, sepse shpesh nuk ka paralajmërime ose simptoma. Duke mbajtur nën kontroll tensionin dhe duke u kuruar në rastet kur ai nuk është brenda kufijve, rreziku i goditjes nga infarkti reduktohet me 40%.

5. Mbani një peshë të arsyeshme - Pothuajse 2/3 e amerikanëve dhe një shifër e ngjashme në vendet perëndimore janë mbipeshë ose obezë. Dhjami i tepërt është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin, me obezën që jetojnë mesatarisht 4-6 vjet më pak.

6. Kontrolloni diabetin - Diabeti është një sëmundje shumë e përhapur, e cila bëhet vdekjeprurëse nëpërmjet dëmtimeve të shumta që mund të shkaktojë në disa organe dhe mekanizme të trupit. Sheqeri në gjak është i domosdoshëm të jetë në normën e duhur.

7. Mos pini duhan - Gjysma e atyre që pinë duhan për një kohë të gjatë vdesin më të rinj nga sëmundje si tumori, infarkti apo bronkiti kronik.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Doni të jetoni deri 100 vjeç? Shumë e thjeshtë Empty Re: Doni të jetoni deri 100 vjeç? Shumë e thjeshtë

Sun 23 Oct 2011 - 10:16
Ce do njeriu te jetoje 100 apo 200 vjec si kallep, po nuk thote nje gje per mendjen!!!
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Doni të jetoni deri 100 vjeç? Shumë e thjeshtë Empty Re: Doni të jetoni deri 100 vjeç? Shumë e thjeshtë

Sun 23 Oct 2011 - 13:32
dua te jetoj sa e ka parapa krijusi im
Sponsored content

Doni të jetoni deri 100 vjeç? Shumë e thjeshtë Empty Re: Doni të jetoni deri 100 vjeç? Shumë e thjeshtë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi